Flash News

KRYESORE

Si i motivon shokët Ronaldo? Po ja, lexoni pak deklaratën e Bruno Fernandesit

Si i motivon shokët Ronaldo? Po ja, lexoni pak deklaratën e Bruno

Të jesh futbollist i madh është një gjë, por të jesh një njeri i madh është një gjë krejt tjetër. Kjo është ajo që ëndërrojmë fillimisht për pasardhësit tanë.

Nëse babai i yllit Cristiano Ronaldo do të ishte gjallë, sot do ta shihte me krenari sulmuesin e Juventusit. Lider në klubin e tij, ashtu edhe në kombëtare. Kryelartë dhe me zemër të madhe, kështu njihet ai. Kudo.

Këtë mendim na e ka përforcuar së fundmi Bruno Fernandes. Mesfushori portugez në janar u transferua me bujë te Manchester United. I pyetur në "Cronache di Spogliatoio", ai ka cekur pak marrëdhënien e tij me CR7, meqë janë takuar bashkë sa herë luajnë me kombëtaren portugeze.

"Më ka pritur shumë mirë. Ne të rinjtë e shohim si idhull dhe unë ende e shoh si të tillë. Ai m'u afrua i pari dhe kjo la shenjë tek unë. ‘Po luan shumë mirë te Sportingu. Trego cilësitë e tua dhe fito një shans!’ - ishin fjalët që më tha Cristiano. Ato fjalë bënë diferencën".

Bruno, ne e dinim këtë, por na vjen mirë që përsëritjet e frazave të tilla përforcojnë mendimin që ka e gjithë bota për Ronaldon. I mirë me këmbë, i mirë edhe me zemër.

Të fundit