Flash News

KRYESORE

Si kurrë më parë, për zjarrin te fabrika e riciklimit reagon edhe këshilltari mediatik i Edi Ramës

Mëngjesin e sotëm një fabrikë e riciklimit të mbetjeve në Tiranë u përfshi nga flakët. Si kurrë më parë, për këtë ngjarje ka reaguar edhe këshilltari mediatik i kryeministrit Edi Rama.

“Vazhdon aksioni për shuarjen e zjarrit masiv në Kashar. 12 automjete zjarrfikëse dhe dhjetëra punonjës të angazhuar në një operacion të vështirë, por që po mbahet nën kontroll”, shkruan Endri Fuga në Tëitter.

Deri më tani, pavarësisht ngjarjeve të ndodhura në këto vite kur Rama po drejton vendin, këshilltari i tij mediatik ka qëndruar në prapaskenë, madje reagimet e tij sa i takon ngjarjeve të caktuara kanë qenë të rralla, për të mos thënë kanë munguar. Ndaj ky reagim i sotëm tërhoqi jo pak vëmendje.

Fabrika e cila u dogj sot në Tiranë, është vizituar edhe nga kryeministri Edi Rama në vitin 2016.

Të fundit