Flash News

KRYESORE

Si lindi Klauzola 7031 (c). Burimi i Politiko në Washington: Zyrtarët e DASH e njohin me emrin informal 'name and shame'

Si lindi Klauzola 7031 (c). Burimi i Politiko në Washington: Zyrtarët

Klauzola 7031, pika c, ka qenë pjesë e Akteve të Buxhetit (Appropriations Act) që në vitin 2008. Një burim i Politiko.al në Washington, në kushtet e anonimatit, thotë se në Departamentin e Shtetit, që në fazën e fundit të administratës së Presidentit Obama, ka patur një shtysë apo dëshirë për ta përdorur këtë mekanizëm. Klauzola, pranon burimi, është hartar me qëllim 'futjen në rreth të kuq' të zyrtarëve të korruptuar të shteteve të huaja. Logjika e kësaj klauzole është përdorur edhe më parë në formën e sanksioneve ndaj zyrtarëve apo shteteve, dhe instrumenti më efikas ka qenë bashkëpunimi me institucionet financiare dhe bankat për kontrollin apo ngrirjen e aseteve të zyrtarëve të dyshuar për korrupsion apo terrorizëm, thekson burimi për Politiko.al.

E reja e klauzolës është se preokupohet edhe me shkelësit e të drejtave të njeriut.

I njëjti burim, i afërt me qarqet diplomatike në Departamentin e Shtetit, thotë se zyrtarë të këtij Departamenti përdorin mes tyre, në mënyrë informale, një emër të shkurtuar për klauzolën 7031 (c) duke e quajtur 'name and shame'. Në shqip përkthehet pak a shumë 'emërtoji dhe turpëroji".

Logjika pas kësaj është se zyrtarët e huaj, edhe pse të korruptuar, do të ndiheshin në siklet nëse do të vendoseshin publikisht në listën e zezë. Sipas burimit të Politiko është në vendimin e Sekretarit të Shtetit për ta bërë publik emrin e shkelësit, pasi ai fare mirë mund të zgjedhë që nëpërmjet kanaleve zyrtare jopublike të njoftojë institucionet e të dy vendeve.

Politiko.al

Të fundit