Flash News

KRYESORE

"Si meren tenderat pa qenë burri i ministres”, Rama replika me qytetarin: Mos u rruaj se fasadë është!

Kryeministri Edi Rama, gjen shpesh herë kohë për të replikuar me ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët janë tejet të zhgënjyer nga qeverisja e tij.

Një debat mes kreut të qeverisë dhe një komentuesi është regjistruar dhe në postimin e fundit të Ramës, i cili ka publikuar fotot 3D të një shkolle në Durrës që sipas tij është drejt përfundimisht.

“Fëmijët dhe mësuesit e nëntëvjeçares “Shaqe Mazreku” në Durrës, do të rikthehen së shpejti në oborrin e tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar, ndërtuar qysh prej gushtit të vitit 1937, do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Evropës”, shkruan Rama në postimin e tij.

Mirëpo të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë sulmuar në komente dhe një prej tyre i shkruan kryeministrit se është ‘fasadë si vetë Rilindja”, ndërsa kreu i qeverisë iu përgjigj me ironi.

Dialogu:

Qytetari: Fasadë, si vetë Rilindja!”

Rama: Po pra, ishte shume e bukur sic ishte dhe ti mos u krih hic e as mos u qeth e mos u rruaj kurre, se fasade eshte, s’ke ce do:-)

Qytetari: Po ti njehere na meson si te lajme duart, njehere si te rruhemi. Ndonje keshille me te hajrit se kaq a ke o burre? Te tipit si merren tendera pa qene burri i ministres, kunati i deputetit, baxhanaku i kryetarit te bashkise etj

Të fundit