Flash News

KRYESORE

“S`i meritoni punëtorët”, Biznesi i përvishet Erion Braçes: Po i fryn konfliktit social

“S`i meritoni punëtorët”, Biznesi i përvishet Erion

Shoqatat e Biznesit dhe dhomat e Tregtisë dhe Industrisë në Vend, në një deklaratë të përbashkët i janë përgjigjur zëvendëskryeministrit Erion Braçe, pas disa deklaratave të këtij të fundit. Braçe publikoi në rrjetet sociale dis afoot ku shprehej për disa biznese se “nuk i meritonin punonjësit e tyre”. Sipas deklaratës së biznesit, Braçe në dukje në mbrojtje të punëtorëve i fryn fort ndezjes së konfliktit social.

“Zyrtari i dytë më i lartë i qeverisë, vetë zëvendës kryeministri i vendit, Z. Erjon Braçe, u shfaq sërish me qëndrime publike shumë agresive ndaj biznesit. Në dukje, në mbrojtje të punëtorëve, ai i fryn fort ndezjes së një konflikti social. Këto qëndrime duatrokiten fort në Shqipëri dhe vende të tjera të varfëra, ku sundon mendimi se dikush është i varfër, ngaqë dikush tjetër është i pasur. Aq më shumë kur ato vijnë nga një zyrtar i lartë. Sepse, në Shqipëri, ende, sipërmarrësi apo kapitalisti, ashtu si në komunizëm, shikohet si “gjakpirës”, “shfrytëzues”, “i pashpirt”. Pra fiks si barbar, ashtu siç thotë edhe z.Brace”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Biznesit.

Biznesi shprehet se “është i detyruar të reagojë” pasi kjo nuk është “një lajthitje” por deklaratë mitingjes politike. “Ne jemi të shtrënguar të reagojmë pas këtyre deklarimeve, për shkak se kjo tashmë nuk është një lajthitje, apo një deklaratë mitingjesh politike, por është një qëndrim i përsëritur i zotit Braçe. Ne jetojmë në të njëtin vend dhe jemi pjesë e të njëjtës shoqëri si dhe zoti Braçe. Por realitetin e njohim shumë më mirë se ai. PO, është e vërtetë se ka sipërmarrës që kanë abuzuar me punën e zeze. Kjo ka ndodhur dhe ndodh kur vetë shteti eshtë bashkëpunëtor me këtë model sipërmarrjeje.

Është e vërtetë se ka patur e ka sipërmarrës që i keqpaguajnë dhe nuk deklarojnë punëtorët, por gjithmonë me bekimin e “padronit” bashkëpunëtor, që janë institucionet ligjzbatuese publike. Po ashtu, është e vërtetë se shumë sipërmarrës të ndershëm thyejnë kokën përballë konkurencës të atyre sipërmarrësve që favorizohen nga zyrtarët e korruptuar, Ne si përfaqësues të sipërmarrjes së ndershme, kemi mbështetur çdo nismë të qeverisë shqiptare në luftën kundër informalitetit. Jemi kundër çdo modeli sipërmarrjeje që shkel ligjin dhe cënon liritë e të drejtat e njeriut”, thuhet gjithashtu në deklaratën e biznesit.

Më tej, binzesi i tregon Erion Braçes se nuk po flet si zëvendëskryeministër, pasi zv/kryeministri flet me shifra dhe fakte, apo punon për të mbrojtur të dëmtuarit nga zyrtarët e korruptuar. “Problemi është se zoti Braçe nuk flet si zëvendës kryeministër, sepse Zv/Kryeministri flet me emra, flet me fakte, flet me numra, me shifra dhe mban qëndrime, propozon ligje dhe akte nënligjore për të mbrojtur të dëmtuarit nga sipërmarrësit dhe zyrtarët e korruptuar. Z.Braçe bën akuza kolektive kundër sipërmarrësve, duke ngritur një frymë urrejtjeje dhe revolte, jo vetëm të panevojshme, por shumë të dëmshme për situatën që po përjeton Shqipëria dhe mbarë njerëzimi”, tuhet ndër të tjera në deklaratën e Biznesit.

Të fundit