Flash News

KRYESORE

"Si mund të ikë pa treguar çfarë bëri Turi?", ministrja Shahini i përgjigjet Monika Kryemadhit

"Si mund të ikë pa treguar çfarë bëri

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini njoftoi pak ditë më parë se pas përfundimit të këtij mandati nuk do të jetë më pjesë e qeverisë dhe këtë vendim të sajën ja kishte komunikuar dhe kryeministrit Rama.

Pas kësaj deklarate, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se Shahini nuk mund të ikë pa dhënë llogari ku të paktën të japë përgjigje për "Turin" e cila ishte një prej pyetjeve që mundoi maturantët në provim.

"Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj." iu tha Kryemadhi të rinjëve.

Ndërkohë që ka ardhur përgjigjia dhe nga ministrja duke i thënë kryetares së LSI-së se asaj pyetjeje i janë përgjigjur saktë rreth 12 mijë maturantë.

"Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje.

Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim 😊." shkruan Shahini në rrjetet socialie.

 

Të fundit