Flash News

KRYESORE

Si mund të mbledhim të dhënat për kancerin

Si mund të mbledhim të dhënat për kancerin

Në Ditën Botërore të Kancerit, me 4 shkurt 12 vende të Evropës Lindore dhe Qendrore kanë publikuar një pyetësor/anketë për pacientët e me tumore solide dhe ato të gjakut. Ky është studimi i parë rajonal (që përfshin dhe Shqipërinë) që ka si qëllim hulumtimin për të dhënat e kancerit dhe më pas ekspozimin e  nevojave reale të pacientëve në segmente të ndryshme të kujdesit të kancerit dhe do të analizohen për të gjitha vendet e përfshira.

Pyetësori përfshin çdo pacient me tumor solid ose të gjakut dhe mund të plotësohet edhe nga miqtë dhe familjarët e tyre.

Pas dërgimit të informatave fillestare, shtete të tjera shprehën interesin e tyre dhe vendosën të bashkoheshin me projektin  i cili me të vërtetë tregoi vlerën dhe potencialin e saj.

Në Shqipëri, organizata Europa Donna Albania (që ka në fokus gratë me kancer gjiri), po bën promovimin e këtij sondazhi, duke tentuar ta shpërndajë në të gjitha kategoritë e pacientëve me kancer.

Duhet theksuar, se pyetësori është i vlefshëm për çdo pacient që ka një nga llojet e tumoreve solid ose të gjakut.

Mund ta plotësoni sondazhin në linkun e mëposhtëm:

Sondazh mbi Rezultatet e Rëndësishme për Pacientët me Kancer në Rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore

Të fundit