Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Si ndahen shqiptarët, sa vishen me rroba të reja dhe sa te “gabi”
Tingëllon e çuditshme, por pjesa më e madhe e familjeve shqiptare nuk arrijnë që të përballojnë blerjen e veshjeve të reja.
Pyetjes nëse anëtarët e familjes mund të përballojnë të blejnë rroba të reja në vend të të përdorurave, 62% e shqiptareve në Anketën e Cilësisë së Jetës, të realizuar nga Komisioni Europian, janë përgjigjur se nuk munden. Kjo përqindje është dukshëm më e larta në Europë, ku në renditje pas nesh është Maqedonia, me 42% të totalit, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtën pyetje është 15% .
Anketa e Cilësisë së Jetës, që është kryer me vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor ka matur këto tregues duke iu referuar tre variablave, si gjinia, mosha dhe niveli i të ardhurave.
Sa torturuese mund të jetë për një grua që të mos ketë mundësi që blejë një veshje të re. Në anketën e Cilësisë së Jetës 2016, në klasifikimin sipas gjinisë, 66% e grave në Shqipëria janë përgjigjur se nuk mund të blejnë dot një veshje të re. Përqindja është shumë më e lartë krahasuar me vendet e rajonit. Pas grave shqiptare, renditen ato maqedonas, ku 43% e tyre janë përgjigjur se nuk mund të blejnë dot veshje të reja.
E njëjta situatë është edhe për burrat, edhe pse në përqindje më të ulët, ku 59% e të anketuarve thanë se nuk mund të përballojnë dot një veshje të re.
Për sa i përket klasifikimit sipas moshës, të rinjtë janë ata që janë përgjigjur se mund të përballojnë që të blejnë rroba të reja. Për grupmoshën 18-24 vjeç, 39% e të anketuarve janë shprehur se nuk mund të përballojnë që të blejnë rroba të reja. Grupmosha me përqindjen më të lartë është 35-49 vjeç, ku sipas rezultateve të anketës rezulton se 73% e tyre nuk mund të përballojnë. Kjo përqindje është më e larta në Europë. Vendi i dytë që raporton përqindje të lartë për mospërballimin të veshjeve të reja është Maqedonia. Megjithatë krahasuar për të njëjtën grupmoshë diferenca është shumë e madhe. Vetëm 40% (më pak se gjysma) janë shprehur se nuk mund të përballojnë dot veshje të reja.
Edhe për moshat mbi 50 vjeç, pamundësia për t’u veshur me veshje të reja është e lartë. Rreth 68% e të pyeturve thanë se nuk mund të blejnë rroba të reja (jo të përdorura). Megjithatë në ndryshim me grupmoshat më të reja. Për këtë grupmoshë ulet diferenca midis vendeve të Europës Lindore, si Rumania, apo Bullgaria.
Në klasifikimin e tretë, ku ndarja bëhet sipas nivelit të të ardhurave, përqindjen më të lartë të individëve që kanë thënë se nuk mund blejnë dot rroba të reja e ka grupi i parë (të ardhurat më të ulëta). 85% e tyre janë shprehur se nuk mund të blejnë dot rroba përveç se të përdorurat. Për individët me të ardhura të ulët, përqindja është e lartë edhe në Bullgari, ku 74% thanë se nuk e përballojnë dot që blejnë rroba të reja.
Tek individët që grupohen në nivelin e dytë të të ardhurave, 72% nuk mund të blejnë, pasur nga Rumania me 65%. Ata që klasifikohen në grupin e tretë, më shumë se gjysma (53%) janë shprehur se nuk blejnë dot rroba të reja.
Edhe për të pasurit (që janë pjesë e grupit të katërt) përqindja edhe pse më e ulët se për dy grupet e tjera, është më e larta në të gjithë Europën.
Pse kaq e vështirë për vesh-mbathur në Shqipëri?
Duket se arsyeja kryesore për përqindjen aq të lartë në mo përballimin e blerjeve të rrobave të reja janë çmimet shumë të shtrenjta. Eurostat publikoi indeksin e nivelit të çmimeve. Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e veshjeve në Shqipëri janë sa 97% e mesatares europiane për këtë kategori (thuajse në të njëjtin nivel me Bashkimin Europian). Ndërkohë që po sipas të dhënave të Eurostat, niveli i të ardhurave për frymë në Shqipëri është sa 29% e mesatares europiane (më të ulëtat në rajon).
…kështu që lulëzon “gabi”
Me të ardhura të ulëta dhe me çmime të shtrenjta për rrobat e reja, biznesi i “gabit” ka lulëzuar në Shqipëri. Në 2017-n referuar të dhënave të INSTAT importi i veshjeve të përdorura arriti në 24 milionë euro, me një rritje me bazë vjetore prej 11%. Që prej vitit 2012, importet e veshjeve të përdorura janë rritur me ritme dy shifrore. Kjo është e dukshme dhe në numrin e lartë të dyqaneve që janë hapur në kryeqytet, që u shtuan dhe më shumë pas mbylljes së tregjeve masive. Tirana, si asnjë kryeqytet tjetër në Europë, ofron alternativa pa fund të varianteve moderne të “Gabit”, sidomos në lagjet rrotull qendrës.
Biznesi i mallrave të përdorura (kryesisht veshje, këpucë, çanta) u zhvillua menjëherë pas viteve ’90 kur vërshuan ndihmat dhe që mori emrin popullor “gabi”. Më pas, ritmi ra, teksa të ardhurat e konsumatorëve u rritën dhe preferencat u zhvendosën drejt veshjeve të reja.
Por vitet e fundit, tregtia e veshjeve dhe këpucëve të përdorura është “sofistikuar”, duke u zhvendosur nga rruga e fushat në dyqane të mirëfillta (që paguajnë taksa) dhe duke u bërë një prej bizneseve që po përfiton nga kriza./Monitor/

Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46