Flash News

KRYESORE

Si ndikojnë alergjitë sezonale në lëkurën tuaj, dhe çfarë të bëni në lidhje me këtë

Si ndikojnë alergjitë sezonale në lëkurën tuaj, dhe

Jemi zyrtarisht në sezonin e alergjisë – s`po e përmendim koronavirusin – në krye të gjithçkaje. Kjo do të thotë, sy të tharë e të skuqur, teshtitje, kruajtje lëkure dhe sy të fryrë.

Ndërsa jeni në shtëpi, në karantinë, mund të jetë e vështirë të dini se çfarë të bëni për vete. Por disa ekspertë për lëkurën kanë disa zgjidhje dhe ‘ilaçe’ shtëpiake për të ndihmuar në kruajtjen e vazhdueshme.

AKULLI

Duke aplikuar akull sipër lëkurës është një nga mënyrat mirë të njohura për të shmangur irritimet që shkaktohet nga alergjitë e të nxehtët. Të ftohtët pakëson inflamacionet, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rregullon temperaturën e trupit Si ta përdorni: Disa kubëza akulli t’i mbështillni në një leckë dhe me kujdes fshini hapësirat e irrituara për 5 ose 10 minuta. Përsëriteni 2-3 herë në ditë.

VAJI I ULLIRIT

Shumica dinë për përdorimin e vajit të ullirit në lëkurë. Është dëshmuar se aminoacidet esenciale janë të shkëlqyeshme në luftimin e tharjes së lëkurës dhe plakjen e hershme. Ndihmon edhe te alergjitë. Si ta përdorni: Aplikoni pak vaj ulliri në lëkurë dhe fërkojeni butë- sisht. E lini lëkurën ta absorbojë dhe përsëriteni dy herë në ditë.

ALOE VERA

Siç edhe është pritur, xheli nga aloe vera shërben si shpëtimtar i lëkurës dhe simptomave të alergjisë nga të nxehtët. Përbërësit: 1 lugë xhel nga aloe vera. Si ta përdorni: Xhelin nga aloe vera ta fërkoni në hapësirat e prekura. Prisni për 20 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Veproni kështu tri herë në ditë.

KAMOMILI

Çaji i ftohtë i kamomilit vepron si losion freskues që kontrollon irritimet nga kjo gjendje. Për më shumë, ky çaj në mënyrë të drejtpërdrejtë e rregullon temperaturën e trupit dhe problemet me tretjen Përbërësit: 1 lugë kamomil, 1 gotë ujë. Si ta përdorni: Kamomilin e thatë e shtoni në gotën me ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta. Kur të arrijë temperaturën e përballueshme, pastroni pjesët e prekura. Po ashtu, pini 1-2 gota çaj në ditë.

BOLLGURI

Bollguri përmban përbërës hidratues dhe qetësues. Është ilaç i mirë po ashtu për këtë gjendje. Aplikojeni bollgurin drejt në hapësirat e prekura. Si ta përdorni: Shtoni një gotë bollgur në ujë dhe e lini për 5 minuta. E aplikoni në fytyrë, dhe më pas e shpëlani me ujë të vakët.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës është e përdorshme për të rregulluar pH-në natyrale të lëkurës. Në të njëjtën kohë, parandalon reaksionet alergjike. Si ta përdorni: Përzieni sasi të barabartë të ujit dhe të uthullës së mollës. Aplikojeni në një pikatore dhe pastroni hapësirat e prekura. E lini të absorbohet në mënyrë natyrale, përsëriteni dy herë në ditë.

Të fundit