Flash News

KRYESORE

Si ndikojnë emocionet në shëndetin e zemrës

Si ndikojnë emocionet në shëndetin e zemrës

Shëndeti i zemrës lidhet ngushtë me emocionet. Mjekësia Tradicionale Kineze na jep disa shpjegime të vlefshme lidhur me këtë marrëdhënie interesante dhe komplekse emocione-zemër.

Zemra është një ndër organet më të rëndësishme të trupit, që përgjigjet për aktivitetet e zemrës dhe qarkullimin e gjakut, thuhet në librat klasike të Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Mjekësia moderne thotë se zemra është një organ muskulor që luan rolin e pompës për qarkullimin e gjakut në trup. Ajo realizon pompimin e gjakut në enët e gjakut nëpërmjet kontraksioneve të përsëritura ritmike.

Sipas studimeve mjekësore perëndimore, aktivitetet e zemrës zhvillohen kryesisht brenda trurit. Specialistët mjekësorë Li Sanhuan dhe Chen Baogui janë të mendimit se sipas teorisë së mjekësisë kineze, funksionet e zemrës përfshijnë jo vetëm pompimin e gjakut, por edhe rregullimin e aktiviteteve të sistemit nervor.

Mjekësia kineze e konsideron trupin e njeriut si një i tërë, ku organet e tij punojnë të lidhura me njëri-tjetrin, prandaj edhe lidhja emocione – zemër është me rëndësi të madhe.

Zemërimi i madh mund të shkaktojë ngritjen e shpejtë të tensionit të gjakut, si dhe humbjen e ndjenjave. Të gjitha teoritë kineze mbi përmirësimin e shëndetit theksojnë shmangien e 3 gjërave:

Shmangien e zemërimit të madh, shmangien e etjes dhe shmangien e dehjes.

Ngushëllimi i vetvetes. Jeta është e mbushur me gëzime dhe hidhërime me vështirësi të ndryshme, të cilat mund të shkaktojnë pikëllim, shqetësim, dhimbje, depresion etj. Duhet të përpiqeni të ngushëlloni vetveten. Duhet të kuptoni se errësira e natës sot simbolizon dritën e mëngjesit në të ardhmen. Pas kapërcimit të vështirësive vjen fitorja. Prandaj, duhet të jeni optimistë për vështirësitë e ndryshme.

Mosfokusimi i tepërt tek fakti i të qënurit sëmurë, pra zhvendosja e vëmendjes në fusha të tjera. Shumë pacientë me probleme në zemër e mbajnë mendjen vetëm tek fakti që janë sëmurë, duke qenë gjithmonë të shqetësuar. Në fakt, pjesëmarrja në aktivitete në grup dhe leximi i librave, vajtja në kinema, dalja me miqtë, etj mund të lehtësojnë tensionin dhe stresin dhe mund të bëjnë që personi të harrojë dhimbjen, thotë Xu Guang specialist në mjekësinë kineze.

Të fundit