Flash News

KRYESORE

Si ndodhi aksidenti ku u përfshi eskorta e Albin Kurtit: Askush nuk u lëndua, por u tronditën nga përplasja

Si ndodhi aksidenti ku u përfshi eskorta e Albin Kurtit: Askush nuk u

Mbrëmë, eskorta e kreut të lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti u përfshi në një aksident në Tiranë.

Në media u raportua se makina e tij u përplas me një automjet policie, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Sipas gazetës ekspress, makinës që po e shoqëronte Kurtin i ka prerë rrugën një mjet që vinte nga rrugët dytësore dhe që po qarkullonte jo me shpejtësi.

Ndërkohë, tre automjetet e tjera kanë frenuar në kohë, por makina me të cilën ecte Albin Kurti ka frenuar me vonesë duke u përplasur me automjetin e policisë.

Kurtit i erdhi në ndihmë një autoambulancë, por u refuzua. Bashkë me Kurtin, udhëtonin shoferi dhe dy persona të tjerë, por vetëm janë tronditur nga përplasja.

Më pas Albini ka vijuar rrugën me një automjet tjetër drejt Tiranës, ku në orën 19:00 kishte planifikuar një takim te kinema Millenium, për të festuar fitoren e 6 tetorit.

Të fundit