Flash News

KRYESORE

Si në filma, kontesha franceze që hoqi dorë për t`u martuar me aktorin shqiptar Genti Kame

Aktori dhe regjisori Genti Kame, ka përjetuar një histori dashurie, që jo shpesh e hasim në përditshmërinë tonë. I ftuar në emisionin "My Living" në Vizion Plus, Genti ka treguar për jetën e tij, stilin dhe filmat, por veçanërisht për martesën me ish-konteshën franceze. Një histori e rrallë dashurie.

[caption id="attachment_250798" align="alignnone" width="1920"] Në foto aktori dhe regjisori Genti Kame me bashkëshorten Yolaine d' Aboville Kame [/caption]

Genti ka jetuar për 5 vite në Itali dhe më pas ka ndjekur studimet për artin dramatik në Paris dhe u bë pjesë e disa roleve në Francë.

I martuar me një konteshë franceze, të cilën e njohu në Paris, prej disa vitesh ai është vendosur në  fshatin Ibë në një shtëpi buze lumit të Erzenit së bashku me bashkëshorten  dhe dy  vajzat e tij.

Gruaja Yolaine d' Aboville Kame është një konteshë franceze nga familja e mbretit Luigji i VI, e cila në shkëmbim të celebrimit me një djalë me gjak jo mbretëror është detyruar të lërë titullin e  familjes për martesën e saj shqiptare.

[caption id="attachment_250799" align="alignnone" width="1920"] Në foto Genti Kame me Yolaine d' Aboville Kame dhe gazetarja Brunilda Laho[/caption]

Brunilda Laho, ka shkuar në shtëpinë e aktorit edhe ka takuar dhe ish-konteshën e cila fliste shumë mirë dhe gjuhën shqipe.

[caption id="attachment_250800" align="alignnone" width="1920"] Në foto familja Kame dhe gazetarja Brunilda Laho[/caption]

Emisionin e plotë mund ta shihni në linkun e më poshtëm:

Të fundit