Flash News

KRYESORE

Si nisi ‘krisja’ me Besim Hajdarmataj, 3 muaj më parë prokurori i “Tahirit” detyroi Arta Markun të pranojë skandalin

Si nisi ‘krisja’ me Besim Hajdarmataj, 3 muaj më parë

Sinjalet për një krisje të fortë mes kryeprokurores së përgjithshme të përkohshshme, Arta Marku dhe ish-kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj nisën që në fund të janarit të këtij viti.

Përplasja e asaj kohe kishte të bënte me ekstradimin e Nezar Seitit, i njohur ndryshe si “financieri” i Habiljave.

Tri prokuroritë shqiptare nuk u koordinuan në atë kohë, ndonëse ligji e saktëson se askush nuk mund të ekstradohet jashtë vendit nëse ka ngarkesë penale në Shqipëri.

Prokuroria e Përgjithshme “fajësoi” në një farë mënyrë dy prokuroritë, atë të Krimeve të Rënda dhe të Tiranës, që nuk ishin koordinuar, sipas saj, me njëra-tjetrën për dy procedimet që kishin nisur për Seitin.

Megjithatë, Prokuroria e Përgjithshme më pas nisi hetimet për mënyrën se si u ekstradua drejt Italisë, Nezar Seiti. Sipas zyrës së Arta Markut transferimi i “krahut të djathtë” të Habilajve pati probleme procedurale.

“Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje më procedimin penal ndaj shtetasit Nazer Seitaj nga Prokuroria Për Krime të Rënda” – thuhej në reagimin e Arta Markut.

Sipas njoftimit zyrtar “aktet e vetme që ka disponuar kjo drejtori janë aktet që kanë lidhje me procedurat e ekstradimit të shtetasit Nazer Seitaj, në funksion të drejtësisë italiane”.

Hajdarmataj në atë kohë tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me mungesën e informacionin për procedurat e ekstradimit të Nezar Seitit, që kishin nisur nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ai, madje, tregon se nga verifikimet që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda rezulton se vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të Apelit të saj, kanë qenë të depozituara në sekretarinë e burgut “Jordan Misja”, ku qëndronte Nezar Seiti. “Jemi në një fazë analize të rastit, si nga Krimet e Rënda, ashtu edhe nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më vonë do të kemi një qëndrim lidhur me këtë çështje.

Nga verifikimet që kemi bërë ne si Prokurori e Krimeve të Rënda, rezulton se të dyja vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë qenë të depozituara në burgun ku gjendej personi në fjalë. Sigurisht, që ai nuk mund të ekstradohej, por për këtë çështje do të kemi një qëndrim të mëvonshëm, pasi të përfundojë analiza”, tha Hajdarmataj, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Arrestimi  i Seitajn u krye pasi Zyra Interpol Roma, në datë 20 tetor 2017, ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar të tij, për shkak të urdhrit të arrestit të nxjerrë nga Gjykata e Catania-s.

 

Të fundit