Flash News

KRYESORE

Si nuk e kujtoi Rama, me një Amarcord në Facebook, 21 gushtin 2013 kur mblidhte qeverinë në Vlorë? 

Si nuk e kujtoi Rama, me një Amarcord në Facebook, 21 gushtin 2013 kur

Më 21 gusht 2013, Kryeminisri i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit mblidhte qeverinë në Vlorë në një hotel në zonën e Ujit të Ftohtë. E përbërë nga ministra të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ai ulte në të majtë të tij një ministre grua, Klajda Gjoshën, dhe aleate nga partia e Ilir Metës. Zgjedhja e Vlorës si vend ku qeveria zhvillonte mbledhjen e parë kishte qëllime simbolike. Ashtu si Obama shihte si problem Ëashingtonin, edhe Rama, një imitues i Presidentit amerikan shihte te 'Tirana  e vjetër politike', te 'sistemi dhe jo te njeriu', arsyet e ngecjes.

E kundërta e gjithçkaje ishte bërë ato vite të shkuara ishte edhe plani i tij për Rilindjen.

Katër vjet më vonë, i ardhur në pushtet për herë të dytë, kësaj here pa nevojën e një aleance të padëshiruar me vëllain-armik, Ilir Meta, Edi Rama është në krye të një qeveri të vjetër dhe të vjetëruar, e cila përbëhet nga ministra të tij, të LSI dhe të Partisë Demokratike. Që pas formimit të qeverisë teknike Kryeministri nuk i drejton më mbledhjet e kabinetit.

Sot në Facebook nuk kishte hedhur asnjë Amarcord me 'kujtimin' e një qeverie që u formua me bujë, u mblodh në Vlorë në Ujë të Ftohtë, dhe tashmë është një qeveri për 'ujë të ftohtë'.

Të fundit