Flash News

KRYESORE

Si përfunduan në një shtet tjetër mijëra maska nga Kina të destinuara për Italinë  

Si përfunduan në një shtet tjetër mijëra maska nga Kina

Mijëra maska të dërguara nga Kina për spitalet e Italisë, kanë përfunduar në Republikën Çeke, ndërsa Evropa, aktualisht epiqendra e pandemisë së coronavirusit, përballet me mungesë të theksuar të maskave.

Edhe Republika Çeke, e cila gjithashtu po përballet me një rritje të infeksioneve, ka forcuar kontrollet mbi eksportin dhe shpërndarjen e një materiali të tillë.

Ishte e paqartë nëse incidenti ishte një keqkuptim, një gabim logjistik ose një përpjekje të qëllimshme për të mbajtur maska ​​e nisura për Italinë, shkruajnë mediat e huaja.

E përditshmja italiane La Repubblica shkruajti të Shtunën se autoritetet çeke kapën maska ​​kineze të destinuara për spitalet e Italisë, në një artikull të titulluar: "Si Republika çeke sekuestroi mijëra maska ​​të dërguara nga Kina në Itali".

Gazeta përmendi si një burim "një studiues çek", Lukas Lev Cervinka, një këshilltar i deputetit Jan Lipavsky.

Të Premten, Ministri i Brendshëm Jan Hamacek pranoi në Tëitter se "për fat të keq, pas hetimeve të mëtejshme, doli që një pjesë më e vogël e këtij konfiskimi ishte një dhurim kinez për Italinë".

Sipas mediave çeke, dhurimi nga Kina përfaqësonte pak më shumë se 100,000 maska.

Asnjë zyrtar italian nuk kishte reaguar ndaj artikullit të La Repubblica deri të Dielën.

Republika çeke ka regjistruar më shumë se 1.000 raste të coronavirusit, por asnjë viktimë deri tani.

Të fundit