Flash News

KRYESORE

Si po dështojnë koncesionet PPP në Ballkan, sot Parlamenti Evropian në seancë të posaçme

Si po dështojnë koncesionet PPP në Ballkan, sot Parlamenti

Sot shqyrtohen në Parlamentin Evropian dy raporte të shoqërisë civile mbi problemet e shkaktuara nga Partneritetet Publike Publike

“Si po dështojnë partneritetet publike private” është cilësuar i raportit të parë, ndërsa i dyti “A mund të përmirësohet infrastruktura pa rritur borxhin publik”.

Revista Monitor, referuar Eurodad shkruan se Raportet që do të prezantohen në Parlamentin europian janë:

Historia e PPP-ve- Si Partneritetet Publike Publike janë duke dështuar. Raporti është koordinuar nga Eurodad

– Partneritetet Publike-Private dhe Koncesionet në Evropën Juglindore: A mund të përmirësohen infrastrukturat pa rritur borxhin publik? Përvoja e Monitorimi i Financave Publike të Ballkanit.

-Aktiviteti është iniciuar nga Eurodad, Global Progressive Forum (GPF) dhe Deputeti Enrique Guerrero Salom, anëtar i Komitetit të Zhvillimit në Parlamentin Europian.

Do të prezantohet gjithashtu studimi i rastit në Serbi, “Partneritetet publike private dhe koncesionet në Evropën Juglindore: A mund të përmirësohet infrastruktura pa rritur borxhin publik?”.

Më herët, një audit i Gjykatës Europiane të Llogarive gjeti shkelje të rënda  këtë vit me ndikim në kosto në disa investime me Partneritet Publik Privat që ishin ndërtuar me fonde të BE-së. Autostradat e ndërtuara në Europë patën rënie të madhe të trafikut pasi nisi pagesa. Projekti në Meurthe-et-Moselle (Francë) kishte të ardhura pothuajse 50% nën pritshmëritë dhe në Irlandë gjithashtu në projektin NBS, trafiku ishte 69% më pak se parashikimi, sipas një analize që bëri Gjykata Europiane e Llogarive për autostradat e ndërtuara me koncesion PPP në Europë.

Meqenëse PPP-të kanë pasoja afatgjata për gjeneratat e ardhshme, përzgjedhja e tyre kërkon analiza dhe argumente të forta, shprehen auditorët e BE-së. Për të shmangur kostot për brezat, praktikat e mira të menaxhimit zakonisht marrin në konsideratë kryerjen e analizave krahasuese midis opsioneve të ndryshme të prokurimit dhe PPP-ve. Monitor

Të fundit