Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si po gënjen ambasadori italian për të mbrojtur Agron Xhafajn
Ambasadori italian Alberto Cutillio nuk ka folur asnjëherë për drogën dhe për krimin në Shqipëri edhe pse vendi i tij ndikohet direkt prej tyre duke qenë se Italia është destinacioni kryesor i trafikut të drogës. Në mënyrë të veçantë, edhe pse Saimir Tahiri është nën hetim në Siçili, për bashkëpunim me një organizatë italo-shqiptare të trafikut të drogës, ambasadori ka preferuar, në mënyrë të matur, të mos bëjë asnjë koment publik.
Por, ditët e fundit ai është bërë shumë aktiv në deklarata publike për çështjen e Agron Xhafajt, edhe pse është pak e çuditshme që në pozicionin e ambasadorit, ai mund të flasë në emër të institucioneve të drejtësisë italiane, duke dhënë detaje tepër specifike për një çështje konkrete, e cila ende është e pavendosur përdundimisht. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për dikë për të cilin në Shqipëri ka akuza të reja për trafik droge, ndërkohë që çështja ka marrë përmasa politike pasi vëllai i tij ministër është nën presion për të dhënë dorëheqjen.
Në një intervistë për Klan, Ambasadori Cutillio pohoi se:
“Personi është dorëzuar vullnetarisht në Policinë Kufitare të Fiumicinos dhe është transferuar në burgun e Civitavecchia pranë Romës, ku do të vuajë dënimin. Pak a shumë dënimi ishte 4 vjet e dy muaj. Pasi vuajti një muaj, në kohën kur u arrestua mbeten edhe 4 vjet e 28 ditë. Në të tilla raste nëse i burgosuri bën kërkesë mund të lirohet shumë më herët se kjo datë. Nuk e di si do të zhvillohet çështja, por me shumë mundësi periudha që duhet të kalojë në burgim do të jetë shumë më e shkurtër.”
Duhet vënë re që Ambasadori thekson se dorëzimi i Xhafajt ka qenë “vullnetar”, por, në fakt, Xhafaj nuk është dorëzuar mirëfilltasi vullnetarisht por nën presion—ai u dorëzua vetëm pas sulmeve të PD-së, ndoshta për t’i shpëtuar hetimit në Shqipëri apo për të shpëtuar karrierën e të vëllait.
Por më i rëndësishëm është fakti se, në pohimin më sipër, ambasadori italian lë të nënkuptohet informacionin e rremë se Xhafaj është dënuar më pak se sa është akuzuar nga opozita, pra 4 vjet e dy muaj dhe jo 7 vjet e dy muaj siç ka pretenduar opozita.
Qëllimisht apo jo, ambasadori flet për kohën që Xhafaj duhet të kalojë në burg pas zbritjeve të caktuara nga masa e dënimit nga gjykata. Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e dy muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Leçes, më 12 tetor 2008, për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”dhe “trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Leçes me një vendim të datës 25 janar 2011, dhe më pas nga Gjykata e Kasacionit e Leçes me vendimin numër 2232 të datës 25 shtator 2012.
Pas dënimit, në llogaritjen e periudhës që duhet të kalojë në burg, Agron Xhafaj ka përfituar një zbritje prej tre vjetësh, për arsye proceduriale, dhe urdhëri pëfundimtar i zbatimit të dënimit e ka reduktuar kohën e burgimit në 4 vjet e dy muaj. Pra, Xhafaj është dënuar me 7 vjet e dy muaj, por për shkak të zbritjeve të përfituara i duhej të vuante neë burg vetëm 4 vjet e dy muaj.
Akoma më keq, Ambasadori ka ndjerë të nevojshme që të paralajmërojë se Agron Xhafaj do të lirohet më shpejt se periudha katër vjeçare edhe pse kjo gjë është çështje ende e pavendosur nga organet ligjzbatuese italiane. Por, çuditërisht ambasadori harron të thotë nëse fakti që Agron Xhafaj i ka bërë bisht drejtësisë italiane për gati 6 vjet, duke qenë i arratisur prej saj, mund të ketë ndonjë pasojë për Xhafajn.
Por gënjeshtrën më të madhe Ambasadori e rezervoi në pjesën tjetër të deklaratës së tij për Klan:
“Personi është dënuar në Itali, por sipas rregullave të brendshme italiane, kur dënimi nuk kalon një masë të caktuar nuk kërkohet ekstradim, sepse impenjimi për këtë kërkesë është shumë më i madh se mundësia që të vuhet një dënim kaq i shkurtër. Kemi mijëra raste të tillë dhe ky nuk është një përjashtim. Dënimet me pak se 3 vjet nuk vuhen në burg nëse nuk ka përsëritje të krimit. Ndërsa për ato mbi 4 vjet shkohet në shërbime sociale, gjithsesi nuk shkohet në burg. Dënimet që nuk e kalojnë këtë masë nuk konsiderohen mjaftueshëm të rënda për të justifikuar procedurën e ekstradimit”
Nuk dihet se çfarë rregullave të brendëshme ju referohet Ambasadori, por ky pretendim i tij është tërësisht i pavërtetë.
Është fakt se anëtarët e tjerë shqiptarë të bandës së Agron Xhafajt—të cilët kanë marrë të njejtin dënim, për të njejtin aktivitet kriminal dhe të njejtin përfitim uljeje dënimi si Agron Xhafaj—në të vërtetë janë futur në listën e kërkimit ndërkombëtar nga Italia, duke e lënë Agron Xhafajn të vetmin përjashtim për arsye që mbeten ende të paqarta.
Kështu, për ilustrim, Gramos Murataj, anëtar i së njejtës bandë, i kapur në të njejtin operacion ndërkombëtar me Xhafajn, i hetuar për të njejtat krime dhe i dënuar me të njejtin akuzë si Xhafaj, ka qënë dhe është ende në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Murataj u dënua me 7 vjet e 6 muaj burgim, sikurse Xhafaj ka përfituar ulje me 3 tre vjet të kohës së burgimit dhe i duhet të kryejë 4 vjet e gjashtë muaj burgim në Itali.
Zyra e Ekzekutimit të Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Leces, e cila sipas ligjit italian është përgjegjëse për zbatimin e vendimeve të gjykatës, ka lëshuar më datë 07 shkurt 2009 urdhërin ndërkombëtar të arrestit për Muratajn, në lidhje me vendimin e dënimit të tij Nr. SIEP 273/2008.
Në bazë të këtij urdhëri, Murataj është arrestuar më 17 prill 2013 dhe prokuroria shqiptare filloi menjëherë procedurën e ekstradimit të tij. Gjykata e Vlorës e miratoi kërkesën e ekstradimit me vendimin e saj Nr. 271 të datë 13 qershor 2013, vendim i cili u la në fuqi nga Gjyakata e Apelit e Vlorës me vendimin Nr. 70 të datës 09 korrik 2013.
Por Gjykata e Lartë e Shqipërisë i rrëzoi këto vendime dhe nuk lejoi ekstradimin e Gramos Muratajt me vendimin e saj Nr. 18 të datës 21 janar 2014, duke e lënë atë të lirë.
Mjafton ky rast për të hedhur poshtë deklarimin e Ambasadorit Cutillio. Por për një koencidencë ironike, pak ditë para se Ambasadori të bëte deklaratën e tij të rreme, ka ndodhur një tjetër rast ekstradimi shqiptari me kërkesë të drejtësisë italiane, i cili hedh poshtë sërish pretendimin e ambasadorit.
Para pak ditësh, më 26 maj, policia bullgare arrestoi një shtetas shqiptar me kërkesë të drejtësisë italiane i cili ishte dënuar në Itali me 2 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe 6 muaj të tjera burg për rrahje dhe kanosje. Edhe pse këto akuza dhe periudha e dënimit të tij janë shumë më të lehta se ato të Agron Xhafajt, drejtësia italiane ka lëshuar urdhër ekstradimi dhe ka ekzekutuar procedurat e ekstradimit, ndryshe nga pretendimet e Ambasadorit Cuttillio.
Motivimi i Ambasadorit Cuttillio për pohimet e tij të rrema në lidhje me Agron Xhafajn mund të hamendësohet, nga çdo kush por ato janë të dëmshme për vetë drejtësinë italiane, pasi nxisin shtetasit shqiptarë të dënuar atje që t’i ikin drejtësisë dhe të vinë në Shqipëri, sikurse nxisin ata që tashmë kanë ikur dhe janë në Shqipëri që të mos kthehen në Itali për të vuajtur dënimet.
Duhet theksuar se Ambasadori Cuttillio ka qenë i përfshirë në mbrojtjen e Saimir Tahirit në lidhje me skandalin e futjes dhe përdorimit të pajisjes IMSI Catcher. Ambasadori e ka justifikuar publikisht futjen e pajisjes në Shqipëri si mjet trajnimi, por nuk ka pranuar që ta dorëzojë pajisjen në prokurorinë shqiptare për hetimin e përdorimit të saj. Edhe, sot, pas 2 vjetësh, pajisja mbahet e bllokuar prej tij në Ambasadën Italiane në Tiranë, pasi nuk mund të transportohet për në Itali duke qenë se prokuroria shqiptare ka nxjerrë urdhër për sekuestrimin e saj.
Në këtë mënyrë, duke përfituar nga imuniteti diplomatik, ambasadori bëhet pengesë për zbatimin e drejtësisë në Shqipëri./Exit.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38