Flash News

KRYESORE

Si po grabiten 'ditën për diell' bizneset e Sarandës, deputetja e PD tregon rastin flagrant

Si po grabiten 'ditën për diell' bizneset e Sarandës,

Partia Demokratike, përmes deputetes Nada Meçorapaj denoncon mënyrën se si po grabiten bizneset e Sarnadës.

Përmes një deklarate për shtyp, deputetja tregon rastet flagrante sesi tatimorët merren nga qytetet të tjera dhe zhvasin bizneset e Sarandës,

“Dega PD ne Sarande denoncon bandat e tatimoreve te ministrit Ahmetaj, mercenare qe merren nga qytete te tjera per te zhvatur bizneset e qytetit.

Kur nuk kane para, nuk kane turp te kerkojne edhe rroba e mallra. Ky eshte fundi i turpshem i nje administrate pushtuese!

DEKLARATE PER SHTYP

Taksidaret e Arben Ahmetajt vazhdojne grabitjen e biznese ne Sarande. Informacionet qe ka Partia Demokratike, bejne fjale per raste flagrante ku inspektoret e tatimeve te ardhur nga Fieri, kerkojne shuma marramendese nga biznese ne Sarande e Ksamil. Madje ne disa raste, ata kane marre nga keto biznese edhe sende e mallra duke i pervetesuar privatisht. Jo te pakta kane qene rastet kur jane konfliktuar me qytetare te ndryshem, por forca qe ata kane e presioni per gjobitje, i ka detyruar bizneset te struken ne heshtje.

I bejme thirrje strukturave te anti-krimit ekonomik dhe Prokurorise, te hetojne kete veprimtari te paligjshme, nderkohe qe inkurajojme qytetaret te denoncojne keto akte te pastra korrupsioni e grabitjeje.

Rilindja eshte ne grahmat e saj te fundit dhe motoja e vetme qe i udheheq ushtaret e saj eshte “O burra te bastisim aq sa mund te bastisim””, shkruan deputetja.

Të fundit