Flash News

KRYESORE

Si po komentohet nga serbët, grekët dhe maqedonasit kualifikimi i Bushpepës në Eurovision

Shqipëria arriti të kualifikohet në finalen e Eurovision falë performancës së shkëlqyer të Eugent Bushpepës, por të njëjtin fat nuk e patën fqinjët tanë, Greqia dhe Maqedonia.

Gjithsesi, shumë fansa të Eurovision në këto shtete kanë përzgjedhur këngën e Bushpepës si të preferuarën e tyre në këtë edicion. Me dhjetëra komente janë bërë nga grekët, maqedonasit dhe serbët në videon e publikuar nga Eurovision të performancës së Bushpepës në gjysmëfinale.

Të gjitha komentet në ‘Youtube’ janë pozitive dhe vlerësohet zëri i këngëtarit shqiptar.

Nuk kanë munguar rastet në rrjetet sociale ku qytetarë të ndryshëm të ktyre shteteve janë shprehur kundër kualifikimit të Shqipërisë, por në përgjithësi komentet janë vlerësuese për Bushpepën.

Kina censuron Eugent Bushpepën, nuk transmeton performancën e Shqipërisë në Eurovision

Gent Bushpepa këndon “Suus” të Rona Nishliut, ia përmendin dhe në Portugali

Të fundit