Flash News

KRYESORE

Si po pozicionohen shtetet në Europë për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Si po pozicionohen shtetet në Europë për ndryshimin e kufijve

Propozimi i dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, për ndryshim të kufijve midis shteteve të tyre, nuk ka kapur të papërgatitur vetëm shqiptarët dhe serbët, por edhe Evropën.

Ndonëse nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare, shumë prej shteteve në kontinent kanë filluar të pozicionohen për këtë çështje.

Gjermania dhe Britania e Madhe udhëheqin grupin e shteteve që po shprehen kundër ndryshimit të kufijve, qëndrim që mbështetet edhe nga disa prej shteteve të rajonit, si Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Nga ana tjetër, duket se aleatët më të fortë, Vuçiç dhe Thaçiç, i kanë gjetur në Vjenë. Ata ishin së fundmi mysafir në Forumin Alpbach, ku pjesëmarrës ishin edhe presidentët e Austrisë dhe Sllovenisë, si dhe Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn (gjithashtu austriak).

Vuçiç dhe Thaçiç u lejuan të shpalosnin planin e tyre për ndryshimin e kufijve dhe nuk u kundërshtuan nga homologët austriak dhe slloven, por përkundrazi, u inkurajuan për arritjen e një marrëveshjeje.

Përveç miratimit që duket se kanë marrë nga Austria dhe Sllovenia, dy presidentët duket se kanë arritur “të blejnë” edhe heshtjen e Francës. Parisi nuk është shprehur ende për propozimin Thaçi-Vuçiç, ndonëse është një prej qendrave kryesore në Europë.

Turqia dhe Italia, dy shtete të tjera me influencë të madhe në Ballkan, gjithashtu, nuk e kanë thënë ende fjalën e tyre.

Sa i përket Shqipërisë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se nuk mbështet idenë e ndryshimit të kufijve, megjithatë, kryeministri Edi Rama nuk është shprehur akoma për këtë çështje.

Kundër ndryshimit të kufijve

Gjermania

Britania e Madhe

Shqipëria

Kroacia

Maqedonia

Mali i Zi

Lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të kufijve

Austria

Sllovenia

Ende pa qëndrim

Italia

Turqia

Pedagogu flet për planin e Ramës të vitit 1998: Kosova të ndahet; Kukësi dhe Tropoja t’i shkëputen Shqipërisë

Të fundit