Flash News

KRYESORE

Si po prokurohen dhjetëra tendera për ujësjellësa, ndonëse është e ndaluar për shkak të COVID-19

Si po prokurohen dhjetëra tendera për ujësjellësa,

Në datën 31 mars 2020, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, Agjencia e Prokurimeve Publike njoftoi pezullimin e të gjitha procedurave të reja të prokurimit publik. “Njoftimi për pezullimin e procedurave të prokurimit i referohet të gjitha procedurave të prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për ato objekte prokurimi, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me situatën e pandemisë dhe për ato objekte që nuk janë te domodoshme.

Në këtë kuptim, sqarojmë se autoritetet kontraktore mund të vijojnë procesin e prokurimit (shpalljet e reja apo procedurat që janë në proces) për mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19, dhe për ato objekte që janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës së autoriteteve kontraktore, duke përfshirë objektet e prokurimit të lidhura me ofrimin e shërbimeve për komunitetin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e APP.

Pra, thënë ndryshe, tenderat që mund të bëjnë autoritetet publike mund janë ato që lidhen me situatën nga koronavirusi. Megjithatë, duket se jo të gjithë e kanë respektuar këtë vendim të APP, madje as vetë ky institucion, që pavarësisht njoftimit të dhënë ka vijuar të publikojë shpallje tenderash që nuk lidhen ngushtësisht me situatën e krijuar nga koronavirusi. Një nga këto institucione, që ka vijuar të shpallë tendera publikë si para dhe pas këtij vendimi, është Agjencia Kombëtare e Ujërave dhe Infrastrukturës së Mbetjeve të Ngurta, e cila ka vijuar të shpallë tendera për ndërtim apo rehabilitim ujësjellësash në pothuajse çdo bashki të vendit.

Tenderat kapin vlera të ndryshme financiare, që shkojnë deri në miliona euro. Është e qartë, se ndërtimi i ujësjellsave nuk futet te emergjencat COVID (pavarësisht se në Shqipëri ka është emergjencë prej 30 vitesh), duket se bashkitë kanë zgjedhur të tenderojnë masivisht para taksapaguesish për të ndërtuar ujësjellësa në kohën e pandemisë. Ndaj, ngrihen natyrshëm disa pyetje: pse gjithë këto tenderime janë zgjedhur të bëhen në këtë kohë? Çfarë fshihet pas tyre? Pse është thyer njoftimi i APP-së nga bashkitë por dhe vetë ky institucion duke lejuar tenderimin e tyre? Pse nuk anullohet tenderat që AKUM delegon te bashkitë në këtë periudhë?

Më poshtë është lista e tenderave të bashkive të hapur gjatë pandemisë COVID-19 për ndërtim ujësjellësash:

Objekte te ujesjelles te kanalizimevve te hapura nga fondet e deleguara te AKUM

Të fundit