Flash News

KRYESORE

“Si sot 11 vite më parë pushoi se rrahuri zemra e Pjetër Arbnorit. Simbol i atyre që guxojnë të besojnë në ideale”

“Si sot 11 vite më parë pushoi se rrahuri zemra e Pjetër

Drejtuesi i departamentit të Emigracionit në PD, Bardh Spahia përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka kujtuar largimin nga jeta të  ish politikanit të njohur Pjetër Arbnori .

Sipas Spahisë ai mbeti shembull i mirë i politikanit, familjarit te perkushtuar, qendrestar i aspiratave dhe vetmohues.

Statusi i plotë:

11 vite më parë më 8 korrik 2006 në një klinikë në Napoli, pushoi se rrahuri zemra e Pjetër Arbnorit. Ai u shua, por mbeti shembull i mirë i politikanit, familjarit te perkushtuar, qendrestar i aspiratave dhe vetmohues. Si deputet i plejadës së parë politike të viteve ’90, ai ishte dhe mbeti deri në fund pjesë e filozofisë liberal-demokrate edhe pse mbarte mbi vete mbi 28 vjet vuajtje ne burgjet e diktatures komuniste. Ndërsa, si Kryetar i Parlamentit ai do të mbetet në kujtesën e të gjithëve si një personalitet që të kujton figurat më të ndritura shtet-formuese shqiptare. Emri dhe vepra e Pjetër Arbnorit do të mbeten gjithmone simbol i atyre që guxojnë edhe sot të besojnë në idealet, të cilave ai iu dha me mish e me shpirt.

Të fundit