Flash News

KRYESORE

Si sot, 5 vite më parë, Rama e premtoi por rruga e Lumit të Vlorës nuk është ndërtuar ende

Si sot, 5 vite më parë, Rama e premtoi por rruga e Lumit të

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj, i ka kujtuar kryeministrit Rama një premtim të bërë pesë vite më parë dhe që sot nuk është realizuar ende. Bëhet fjalë për rrugën e Lumit të Vlorës, të cilën Rama tha se do e ndërtonte që në mandatin e parë.

“Pikërisht, 5 vjet më parë, në fushatën zgjedhore të 2013, do të betohej në Lumin e Vlorës se do të ndërtonte rrugën e kësaj krahine.

Sot, pas 5 vjetësh, rruga jo vetëm nuk është ndërtuar, por edhe ato pak punime, janë ndërprerë për shkak të abuzimeve”, shkruan Deromemaj në rrjetin social Facebook teksa e shoqëron postimin e tij edhe me një foto nga vizita e Ramës në zonën e Lumit të Vlorës.

Postimi i plotë i Genc Dermomemaj

Pikërisht, 5 vjet më parë, në fushatën zgjedhore të 2013, do të betohej në Lumin e Vlorës se do të ndërtonte rrugën e kësaj krahine.

Sot, pas 5 vjetësh, rruga jo vetëm nuk është ndërtuar, por edhe ato pak punime, janë ndërprerë për shkak të abuzimeve.

Dhe u betua, pale!

Dhe kush betohet!

 

Të fundit