Flash News

KRYESORE

Si do ta anulojë Donald Trump strategjinë e politikës së jashtme të dështuar të Obamës

Si do ta anulojë Donald Trump strategjinë e politikës së

Mike Gonzales/ National Interest

Politika e jashtme e Persidentit Obama ishte e njohur për për marrëveshje tw 'zhurmës mediatike' me armiq si Irani dhe Kuba, dhe braktisjen e disidentëve atje dhe tjetërkund. Por, nën radar, simboli i kësaj administrate ishte promovimi i projekteve të dashura progresiste si prioritete të reja të sigurisë kombëtare, dhe trusnia mbi "aderuesit e traditës', që u rezistonin, edhe kur ata ishin aleatë.

Pas zgjedhjes së Presidentit Trump kishte shpresë se e gjithë kjo do të përmbysej dhe në të vërtetë kështu ndodhi, për pjesën e parë (agjendën progresiste) në mënyrë spektakolare.

Trump ka kërkuar që Kongresi të bëjë ndryshime të thella në marrëveshjen bërthamore që paraardhësi i tij arriti me mullahët në pushtet të Iranit, ose ai do ta hedhë poshtë.

Ai gjithashtu vendosi kufizime në shkëmbimet me diktatorët komunistë të Kubës. Disidentët në të dy vendet tani mendojnë se Uashingtoni i mbështet sërish. Nga Koreja e Veriut në Venezuelë dhe Siri, 'politikat e kënaqjes' që karakterizuan administratën e Obamës kanë mbaruar.

Si po shkon pjesa e dytë? Ka disa shenja shumë shpresëdhënëse se administrata do të ndjekë më shumë synime tradicionale të sigurisë kombëtare dhe do të ndalë goditjen e aleatëve konservatorë, por një paskthim i plotë i shtytjes së agjendave progresiste në botë do të jetë më i vështirë për arsye strukturore.

Për të ndaluar, ndër vendet aleate, projekte që nxisin martesat e së njëjtës gjini, aktivizmin e rrugës, abortin, ekstremizmin klimaterik, etj. do të kërkojë reforma në programet e ndihmës që janë ende për t'u materializuar.

Në fillim lajmet e mira. Qeveritë konservatore, si ato të kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe presidentit polak Andrzej Duda-dy delet e zeza të Bashkimit Europian- mund të lehtësohen pak nga kërcënimet diplomatike të kohës së Obamës.

Duke sinjalizuar ndryshimin e tonit, javën e kaluar zëvendës presidenti Pence shkroi në Tëitter se ai kishte folur në telefon me kryeministrin e ri të Dudës, Mateusz Moraëiecki.

Një zhvillim tjetër ka ndodhur në Europën Qendrore dhe Juglindore: Dorëheqja e Hoyt Brian Yee si zëvendës zv/Sekretar i Byrosë Europiane të Departamentit të Shtetit. Megjithëse një DAS, siç dihet, tradicionalisht nuk ka pasur ndikim të madh, zbrazëtia e autoritetit që ekzistonte në Departamentin e Shtetit për pjesën më të madhe të vitit 2017,  i lejoi Yee për të ndjekur politika të cilat udhëheqësit konservatorë në ato vende i shihnin si të njëanshme dhe kundër tyre.

Por kohërat po ndryshojnë në DASh. Një memo e rrjedhur në media, e hartuar nga Brian Hook, drejtori i Planifikimit të Politikave të Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, e shihte kështu këtë ndryshim:

Një udhëzues i dobishëm për një politikë të jashtme realiste dhe të suksesshme është se aleatët duhet të trajtohen ndryshe - më mirë se kundërshtarët. Përndryshe, përfundojmë me më shumë kundërshtarë dhe me më pak aleatë. Dilema klasike e balancimit të idealeve dhe interesave ka lidhje vetëm me aleatët e Amerikës. Sa u takon konkurrentëve tanë, ka shumë pak dilema.

Ne nuk kërkojmë të forcojmë kundërshtarët e Amerikës jashtë shtetit; ne kërkojmë të ushtrojmë presion, për të konkurruar dhe për t'i tejkaluar ata. Për këtë arsye, duhet t'i konsiderojmë të drejtat e njeriut si një çështje e rëndësishme në lidhje me marrëdhëniet e SHBA me Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin.

Dhe kjo nuk është vetëm për shkak të shqetësimit moral për praktikat në ato vende. Kjo është gjithashtu për shkak se trusnia ndaj këtyre regjimeve për të drejtat e njeriut është një mënyrë për të imponuar kosto, për të aplikuar kundër-presion dhe për të rimarrë strategjikisht iniciativën nga duart e tyre. 

E gjithë kjo është shumë larg nga 'punë-si-zakonisht', që ka qenë metoda gjatë nëntë viteve të fundit. Në epokën e Obamës, ambasadori ynë në Varshavë doli jashtë taktit diplomatik dhe kritikoi qeverinë konservatore polake, duke armiqësuar zyrtarët e Polonisë. Për vite me radhë, Ambasada e SHBA ka promovuar martesat e të njëjtës gjini, duke irrituar shumë partinë pro-katolike të Dudës, PiS.

Ndihmës Sekretari i Shtetit të Obamës për Europën, Victoria Nuland, kritikoi ashpër aleatin e NATO-s Hungarinë, kur foli në një rast për "kancerin e dyfishtë të tkurrje së demokracisë dhe korrupsionit ", të cilat krijojnë "vrima që dëmtojnë sigurinë e kombeve të tyre".

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó tha në një event të Heritage Foundation vitin e kaluar se, në një takim të vitit 2014, Nulandi "i hodhi" atij një letër me një listë kërkesash që qeveria e Orbanit duhet të plotësonte përpara se administrata amerikan të takohej zyrtarisht me qeverinë hungareze. Të përfshira aty, sipas Szijjártó, ishin kërkesat invazive që ky aleat i SHBA të ndryshojë kushtetutën dhe ligjet mbi median, zgjedhjet, marrdhëniet me Kishën dhe gjykatat.

"Nulandizmi", siç doktrina është quajtur, do të përmbyset nga 'Hookizmi', sic na është bërë e ditur. Për disa, siç është partia konservatore dhe pro-amerikane e Maqedonisë VMRO, është tepër vonë. Ata u lanë jashtë qeverisë pas ndërhyrjes nga ambasada jonë atje. Por, Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë ende duke zëvendësuar ambasadorin e SHBA-së në Shkup, të cilin konservatorët gjithashtu e akuzojnë për mbështetjen e laicizmit dhe erozionin e identitetit maqedonas.

Ndalimi i të gjitha ambasadave tona nga promovimi i një axhende progresiste, që shpesh largon anëtarët më konservatorë dhe pro-amerikanë tradicionalë të shoqërisë, do të jetë më i vështirë. Shpeshherë një mbështetje e tillë përfshin ndihmë zyrtare për OJQ-të e huaja që gjithashtu marrin ndihmë nga rrjeti progresiv i George Soros që vepron në 140 vende të botës.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare, e publikuar së fundmi nga administrata Trump, thekson çështjet që janë me të vërtetë kritike për sigurinë kombëtare të SHBA-së, duke shpresuar se politika e jashtme nuk do të ketë të bëjë me detyrimin e botës të veprojë në përputhje me axhendat e politikave të donatorëve të mëdhenj liberalë si George Soros dhe Tom Steyer.

Gjurmimi i veprimtarisë së qindra zyrtarëve të ambasadave, konsullatave dhe USAID-it bëjnë, dhe përcaktimi se, a mbështesin me të vërtetë ata synimet e sigurisë kombëtare amerikane, nuk është punë e vogël. Kjo kërkon një nivel të shqyrtimit dhe dallimit që mund të arrihet vetëm nëse administrata vendos një numër të mjaftueshëm të të emëruarve politikë nëpër funksione dhe nëse këta të emëruar me të vërtetë kujdesen për çështjet kritike kombëtare të sigurisë.

Sa më shpejt që të kemi një udhëzues të politikave, aq më mirë do të ishte.

*Përktheu për Politiko.al Jona Kazani.

Të fundit