Flash News

KRYESORE

Si të dalloni etiketat e gabuara tek ushqimet

Si të dalloni etiketat e gabuara tek ushqimet

Etiketa jep një informacion shumë të detajuar që lejon të krijosh një ide mbi ushqimin.

Zakonisht tregohen vlerat ushqyese për 100 gr produkt dhe për porcion. Këshilla e mjekëve është të marrësh parasysh gjithmonë informacionet për 100 gr, në mënyrë që të mund të krahasosh sa më shpejt ushqime të ndryshme që shiten në porcione të ndryshme.

Shumë shpesh, kur bëhet fjalë për të publikuar ushqimet hiperkalorik, prodhuesit emfatizojnë përmbajtjen e ulët të yndyrave ose të sheqernave për porcion duke kërkuar të mos enfatizojnë shumë faktin që porcionet në analizë janë shumë të vogla. Nëse lexojmë vlerat për 100 gr, ky truk nuk funksionon dhe nxirret natyra e vërtetë e ushqimit. Por nuk është e thënë që një ushqim hiperkalorik duhet të refuzohet me apriori. P.sh. arrat janë të pasura në yndyra dhe furnizojnë kalori për 100 gr, por nëse konsumohet në sasi të duhura mund të futen qetësisht në dietën e çdo dite.

Etiketa e ushqimit tregon kaloritë dhe sasinë makro të ushqyesve. Në disa raste tregohet sasia e vitaminave në ushqim, sasia e kolesterolit dhe disa vlera si përmbajtja e sodiumit ose ndarja e yndyrave të ngopura dhe të pangopura.

Po si mund t’i dallojmë etiketat e gabuara?

Nuk është e rrallë të gjesh etiketa të gabuara në konfeksionet e ushqimeve. Për të verifikuar që etiketat të jenë jo korrekte, mjafton të llogaritësh energjinë të dhënë nga tre makroushqyesit dhe të verifikosh që korrespondon me vlerën energjike të treguar në etiketë.

Kujtojmë që proteinat dhe karbohidratet japin 4 kalori për çdo gram ndërsa yndyrat japin 9 kalori për gram. Por para se të arrini në konkuzionin që një etiketë e të ushqyerit është e gabuar duhet të kujtoni që përveç tre makroushyesve kryesorë ekzistojnë dhe tre makroushqyes të tjerë që mund të pasurojnë ushqime me energji. P.sh alkooli furnizon me 7 kalori për çdo 100 gr.

Duke lexuar me kujdes listën e plotë të përbërësve është e vetmja mënyrë për tu siguruar që ushqimi i blerë të jetë i përgatitur me përbërësit e shëndetshëm.

Të fundit