Flash News

KRYESORE

“Si të jenë ata, ai jam unë”, ish-deputeti sulmon Lleshajn pas videos së policit: Tashmë të gjithë shqiptarët e shohin fytyrën e ministrit

“Si të jenë ata, ai jam unë”, ish-deputeti sulmon

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka sulmuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas publikimit të një video në mediat sociale, teksa një efektiv shihet duke ngacmuar një vajzën nga makina e policisë, gjatë orarit të shërbimit.

Sipas ish deputetit, tashmë të gjithë shqiptarët e shohin fytyrën e ministrit, ndërsa publikon një deklaratë të Lleshajt, duke thënë se “si të jenë ata, ai jam unë”.

“LLESH MINISTRI, SI FAJ I PANDËSHKUAR

Tashmë të gjithë shqiptarët e shohin fytyrën e Ministrit Leshi që nga gazi lotsjellës tek qindra burra, gra e fëmijë të goditur prej ti si në Belfastin e dikurshëm apo Pretorian e para Mandelës.

Ky portret mizor si kamzhik i fjalëve BURG, BURG, BURG i Ramës është konkurent për arrestime me çdo diktaturë.

Po Llesh Ministër, ti je Policia e Rinasit që vidhet me orar dyqani. Ti je Policia e rrahjes dhe arrestumin e qytetarëve në Fier se duan bukë.

Ti je o Llesh Ministër në çdo arë kanabisi, laborator droge të kapur dhe të pakapur.

E më së fundi je dhe te kjo video.

Mos ki merak, koha jo për studim por për akuzë publike, për ngjashmërinë e portretit tënd me atë të Policisë Rilindja, po troket”, shkruan ish deputeti.

https://www.facebook.com/klevis.balliu.1/posts/3184051421655833

Të fundit