Flash News

KRYESORE

Si të menaxhoni stresin gjatë pushimeve

Si të menaxhoni stresin gjatë pushimeve

Stresi është i pashmangshëm, për sa kohë që je një punonjës, je një baba, je një student, je një nënë me fëmijë të vegjël, je i ri, je i vjetër…. je Njeri.

Për ta shmangur atë gjatë periudhës së festave po këshillojmë të veproni kështu:

Krijo një plan për fundvitin

Energjinë negative që ju jep stresi përdoreni për të bërë një plan, që përfshin menaxhimin prioteteve në punë dhe shëndetit. Mbani një ritëm me gjumin, ushtrimet fizike dhe marrëdhëniet seksuale. Shkruani me pika “Objektivat e çdo muaji”. Duke i shkruajtur ju do të keni burime për t’u referuar kur rehatia e pushimeve të bëhet tunduese.

Fol me të tjerët për objektivat e tu

Duke folur për objektivat tuaj jo vetëm i rendisni ato më mirë në kokën tuaj por dhe e keni më të lehtë për t’i vënë në zbatim. Duke u shprehur më shumë ju krijoni një startegji ku dhe të tjerët mund t’ju ndihmojnë.

Gjej kohë për veten

Sigurisht, festat janë për t’ju dhuruar të tjerëve por është në rregull të tregoheni pak egoist dhe t’i kushtoni vetes pak vëmendje. Gjeni pesë,10,15 minuta në ditë për të bërë diçka për veten. Të bësh pazare online apo të humbasësh nëpër fotot në Instagram nuk llogaritet.

Qoftë dhe në zyrë, gjeni një cep të ngrohtë dhe uluni për të dëgjuar këngën tuaj të preferuar.

Njih kufijtë e tu dhe përmbaju atyre

Ndoshta ndihesh sikur të duhet të bësh çdo gjë dhe të jesh kudo. Kujto që koha dhe energjia jote është e limituar, ndaj përdore me mençuri. Vendos në cilat ngjarje nuk duhet të mungosh dhe mos ndej presion për të qenë patjetër diku, qoftë dhe një festë pune që nuk e ke fort me qejf.

Përdore ritmin e ngadaltë të punës në avantazhin tënd

Në vend që të acaroheni kur dikush ju vonon përgjigjen e një e-mail apo nuk është fare i pranishëm në zyrë, ju këshillojmë të merrni frymë thellë dhe të qetësoheni. Duke bërë këtë pauzë të shkurtër, ju do të jeni në gjendje të gjeni një zgjidhje më kreative.

Të fundit