Flash News

KRYESORE

Si të përgatisni në shtëpi kafe me shije të veçantë franceze

Në kushtet e karantinës, përveç lëvizje s lirë dhe shumë kufizimeve të tjera që shoqërojnë karantinimin, shumë njerëzve u mungon kafeja që merrnin nëpër lokale. Por, gjatë kohës që jeni në shtëpi, mund të provoni shije dhe “receta” të ndryshme kafeje, ndaj mos hezitoni të provoni shijen e veçantë të kafes francezë.

Çfarë ju duhet është:

1 lugë kafe (sasinë e zakonshme të kafes)

1 lugë lëkurë portokalli të grirë imët

1/2 lugë çaji kanellë

1/4 lugë çaji arrë hindi

4-5 karafila të plotë (ose edhe të grirë)

Me siguri do pyesni për produktet, por lehtësisht i gjeni nëpër supermarkete kur të bëni pazarin e ushqimeve, mund të shtoni dhe këto përbërës në listën tuaj.

Mënyra e përgatitjes: Përziejini të gjithë përbërësit - pa portokallin - dhe lëri të ziejnë për pak minuta në zjarr të ngadaltë. Lëkurën e portokallit vendose në fund të filxhanit. Shto kafen dhe sheqerin sipas dëshirës. Në fund, spërkate me kanellë dhe arra hindi. Edhe nëse përdorni vetëm kanellën pa arra hindi, ruan sërish shijen franceze.

Të fundit