Flash News

KRYESORE

Si të ruani fotot nëse keni vendosur të mbyllni llogarinë në Instagram

Si të ruani fotot nëse keni vendosur të mbyllni llogarinë

Nëse vendosni të mbyllni Instagramin, fotot tuaja do të fshihen. Nëse keni dëshirë që para se të mbyllni profilin tuaj, të ruani fotot, duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë.

Së pari, hapni aplikacionin dhe klikoni profilin në cepin e djathtë poshtë. Sapo profili të hapet klikoni butonin e menunë në tre vije horizontale në cepin e djathtë lart dhe përzgjidhni “Settings”.

Në menunë që hapet do të gjeni opsionin “Data Download”. Klikojeni dhe më pas shtypni butonin “Request Download.”

Shkarkimi do të nisë automatikisht. Instagram do t’ju lajmërojë me e-mail kur fotot të jenë gati dhe do të nisë një link për shkarkimin e tyre.

Procesi merr deri në 48 orë, dhe pasi të ketë përfunduar, mund të procedoni me fshirjen e llogarisë plotësisht.

Të fundit