Flash News

KRYESORE

Si të shkruajmë një fjalim për publikun

Si të shkruajmë një fjalim për publikun

Të shkruash një fjalim mund të jetë një detyrë e frikshme për shumë njerëz. Mundet  të shqetësoheni në lidhje me cilësinë e aftësive të shkrimit tuaj, apo rreth të folurit tuaj publik pa përvojë ose ndoshta ju thjesht nuk dini se çfarë do të shkruani.

Me përcaktimin e disa objektivave të qarta përpara se të filloni të shkruani do ta keni më të lehte për të gjykuar ecurine logjike të fjalimit apo suksesin tuaj përpara publikut. Me vëndosjen e objektivave të qartë, para se të uleni të shkruani, ju do keni aftësinë për të gjykuar më qartë, suksesin e fajlimit tuaj të cilin po shkruani.

-Në fazen paraprake të shkrimit të një fjalimi publik, duhet të keni një plan pune.

  • Duhet të beni një përzgjedhje të njerëzve apo fakteve që do t`u ndihmojnë në shkrimin e fjalimit. 
  • Duhet të rëndisni temat dhe nën\temat me argumetat përkatës.
  • Gjuha e përdorur në shkrim të mos jetë e komplikuar dhe t`i përshtatet atij që do të lexoje fjalimin tuaj (nëse nuk e lexoni vetë)

Të respektohet sudiditori (publiku) duke patur parasysh të mos lodhet, të mos shpërfillet, të jetë aktiv.  Fillimisht do të shohim strukturën e një fjalimi dhe më pas konceptin e mesazhin kyç ose temen e fjalimit.

Shkrimi një fjalimi publik nis me një skicë fillestare. Më pas me zgjerimin e argumentit dhe shkrimin e plotë e më pas variantin përfundimtar (përfshirë korrigjimet,mendimet alternative).

 

Të fundit