Flash News

KRYESORE

“S’i tregoj burimet...” / Prokuroria e Krimeve të Rënda tërhiqet nga procedimi penal për Klodiana Lalën

“S’i tregoj burimet...” / Prokuroria e Krimeve të

Prokuroria për Krimet e Rënda njoftoi se hetimet e saj lidhur me nxjerrjen dhe publikimin e disa përgjimeve, pjesë e akteve të një procedimi penal, nuk përfshijnë gazetaren Klodiana Lala. Lala është autorja e një materiali të përgatitur nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN dhe i publikuar nga Zëri i Amerikës.

Materiali mbështetej në disa dhjetra përgjime dhe dokumente të siguruara përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të cilat hidhnin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në disa qytete të vendit.

Megjithatë, Lala në emisionin ‘A Show’, deklaroi se po hetohet nga prokuroria, por se nuk do të tregojë burimet e saj, pasi kjo do të cenonte integritetin e saj si gazetare. “Unë s’kam për t’i nxjerr asnjëherë burimet sepse kjo do të cenonte integritetin tim si gazetare, por edhe të gjithë gazetarinë në Shqipëri. A mund të ketë kurajo një prokuror të hetojë një gazetar kur këtu janë vjedhur prej vitesh me miliona. Si mund të më pyes mua një prokuror për burimin, të cilin unë nuk kam për ta treguar edhe sikur të më presë burgu. Përpara se të merren me mua, prokurorët duhet të ulin kokët dhe të merren me dosjet”, theksoi Lala.

Hetimet e Prokurorisë/ Klodiana Lala: Nuk i tregoj burimet edhe sikur të më presë burgu

Të fundit