Flash News

KRYESORE

"Si u dënua Maqedonia për shkak të Rilindjes", LSI sulmon Ramën me deklaratën e presidentit Macron

"Si u dënua Maqedonia për shkak të Rilindjes", LSI

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar në Facebook një video të shkurtër me deklaratën e presidentit të Francës, Macron i cili flet për vendimin negativ të negociatave ndaj Maqedonisë të Veriut dhe Shqipërisë.

Sipas Vasilit, Rama deklaroi se vetëm presidenti francez ishte kundër hapjes të negociatave. Ai shkon më tej duke përgënjeshtuar kryeministrin dhe duke cituar Macron:

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin” tha Macron, shkruan Vasili

Të fundit