Flash News

KRYESORE

Si u hap dita e dytë e Kongresit të PS: Inserti që nisi me Dritero Agollin, Fatos Nanon dhe Ramën me sëpatë në dorë

Nis dita e dytë e Kongresit të PS.

Në pallatin e Kongreseve dita e dytë u hap me një video duke përfshirë disa figura të PS dhe zhvillime ndër vite, përfshirë edhe protesta të opozitës.

Video nisi me Dritero Agollin dhe shumë hapësirë i është dhënë ish liderit historik të PS, Fatos Nano. Po ashtu, në këtë insert hapës u përfshinë shumë ngjarje si trazirat e ’97-ës, apo protesta të opozitës, por nuk mungoi edhe marrëveshja e 17 majit 2017 mes Ramës dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

U rikthye vëmendja edhe nga koha kur kryesocialisti Rama ka drejtuar bashkinë e Tiranës. Nuk mungoi episodi kur Rama kur ishte kryetar Bashkie i Tiranës u shfaq me një sëpatë, për të prerë vetë një shtyllë që ishte në mes të rrugës.

Kongresi i PS/ Nga anti-KÇK te rindërtimi, zbardhet programi i ditës së dytë

Të fundit