Flash News

KRYESORE

Si u identifikua autori i vrasjes së komisarit Artan Cuku, zbulohet detaji që tradhëtoi Mikel Shallarin

Si u identifikua autori i vrasjes së komisarit Artan Cuku, zbulohet detaji

Ndërkohë që autori i vrasjes së ish- komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari është përballur sot me gjykatën e Krimeve të Rënda nga ku u njoh me masën e sigurisë 'arrest me burg', të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me identifikimin e tij.

Mësohet se në momentin që Prokuroria mori kamerat e sigurisë ka parë një person që është larguar me shpejtësi dhe ka hedhur rrobat në një kosh. Po ashtu përmes pamjeve u vu re se i akuzuari futi dorën në xhep duke lënë brenda tij mbetje biologjike.

Sipas Prokurorisë dyshohet se vrasja është bërë për ‘hakmarrje’  për shkak të detyrës, lidhur me ngjarjen e disa viteve më parë ku në zyrën e Cukut u vra një person. Prokurori tha po ashtu se është e hapur edhe pista e ‘konfliktet për shkak të detyrës’.

“Policia sekuestroi në kosh rrobat e Mikel Shallariit. Ai futi dorën në xhep dhe la mbetje biologjike. Ka dyshime se Artan Cuku u vra për hakmarrje. Por hetojmë edhe për vrasje shkak të detyrës si dhe vrasjen për shkak të shoqërisë së tij private të sigurisë” tha prokuroi i çështjes.

 

 

Të fundit