Flash News

KRYESORE

Si u komentua vizita e presidentit Meta nga mediat e Egjiptit

Mediat egjiptiane kanë ndjekur më vëmendje të veçantë vizitën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në Egjipt. Takimi me presidentin e Egjiptit, Abdel-Fattah El-Sisi, është raportuar gjerësisht, teksa theksi është vënë tek tema e bisedës mes dy krerëve të shteteve.

“Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah El-Sisi diskutoi me homologun e tij shqiptar Ilir Meta gjatë takimit të zhvilluar të mërkurën në Kajro mënyrat se si mund të përmirësohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale Egjipt-Shqipëri. Dy presidentët gjithashtu diskutuan edhe për çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët përfshi luftën ndaj terrorizmit dhe emigracionit”, shkruan “Ahram Online”.

“Shqipëria synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Egjiptin, duke rritur kështu shkëmbimet bilaterale mes dy vendeve, që vitin e kaluar kapën shifrën 22 milionë dollarë krahasuar me 4 milionë dollarë në vitet 2012 dhe 2013”, shkruan “Egypt Today”, duke e vënë theksin te marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve.

“Meta u shpreh se ka biseduar me Presidentin Al Sisi rreth bashkëpunimit dhe luftës kundër terrorizmit e ekstremizmit, duke vlerësuar rolin e Egjiptit në rajon e më gjerë, ndërsa theksoi se dy popujt kanë lidhje të hershme historike”, – shkruan “Sada Elbalad”.

 

Të fundit