Flash News

KRYESORE

Si u manipulua përzgjedhja e sindikatës për firmosjen e kontratës kolektive në shoqërinë aksionere “Posta Shqiptare” 

Si u manipulua përzgjedhja e sindikatës për firmosjen e

Sindikata e punonjësve të Post Telekomit Shqiptar denoncon se si u manipulua procesi i lidhjes së kontratës kolektive në Postën Shqiptare.

Sipas denoncimit, ka patur presion psikologjik të ushtruar mbi punonjësit që kundrejt vullnetit të tyre të nënshkruajnë për sindikatën që Posta Shqiptare kërkon ta ketë nën kontrollin e saj duke cenuar te drejtat e punonjësve dhe duke shkelur hapur kodin e punës qe ndalon veprimet e ndërhyrjes te punëdhënësit.

SPPTSH po ndjek edhe rrugën gjyqësore për të demaskuar ketë proces, por dëshiron te informojë opinionin publik mbi të gjithë procesin me anë të një video për keto veprime dhe pret nga Posta Shqiptare përgjigjen e këtyre pyetjeve:

Pse Posta Shqiptare nuk ka bere ne asnjë moment transparencën e procesit?

Pse Posta Shqiptare nuk e ka marrë parasysh kërkesën e SPPTSH për rivlerësim?

Kush i ka ndryshuar kërkesat e depozituar nga Sindikata e përfaqësuar nga z. Ylli Balta?

A mendon vërtet Posta Shqiptare, qe një kryetar Pensioniste mund te jete i afte te përfaqësoje denjësisht punonjësit e saj?

Pse po detyrohen punonjësit nga Drejtori i Përgjithshëm te firmosin per këtë sindikate ?

Pse drejtori i përgjithshëm i postes merr pjese dhe organizon strukturat e sindikatës, kur ai përfaqëson punëdhënësin?

Cfare e shtyn z. Duraj ta favorizoje kaq shume kete Sindikatë?

Të fundit