Flash News

KRYESORE

‘Si u ndjetë në ditën përkujtimore të babait tuaj, tani që jeni jashtë PD?”/ Rudina Hajdari: Im atë do ishte krenar

‘Si u ndjetë në ditën përkujtimore të babait

Kryetarja e grupit parlamentar ‘demokrat’ Rudina Hajdari tha  se ndarja nga Partia Demokratike ka qenë një vendim i drejtë që ajo ka marrë.

Gjatë një lidhje direkte me studion e emisionit ‘Open’ në Top Channel, deputetja Hajdari u pyet nga moderatorja Eni Vasili, se si u ndje sot në ditën përkujtimore të babait të saj, Azem Hajdarit, tani që është jashtë PD-së.

“Ajo që është e rëndësishme është se unë jam në Parlament dhe im atë do ishte krenar që unë po luftoj për diçka të drejtë”, tha Hajdari, duke shtuar se “do luftoj për diçka që është e drejtë brenda Parlamentit duke ftuar të gjithe krahët politikë që të marrin pjesë.”

Hajdari theksoi se është ndarë nga PD për shkak se, sipas saj, e partia më e madhe e djathtë në vend ka marrë një rrugë të gabuar që kur vendosi të digjte mandatet.

“Kjo e dobësoi rolin e saj në Parlament dhe i përçau antarët e saj”, tha deputetja.

Ajo shtoi se tek PD-ja nuk kanë ngelur shumë figura të mirënjohura dhe që të kenë dhënë kontribut për të djathtën në Shqipëri.

Të fundit