Flash News

KRYESORE

Si vijoi historia mes gazetarit dhe Sadri Abazit: Ai s’ka mbaruar shkollën e mesme, i babëzitur dhe mediokër

Pas e-mailit që publikoi Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarber Malltezi, ku tregoi një mesazh të deputetit të PS, Sadri Abazi në të cilin i kërkonte Drejtoreshës së Arsimit në Kamëz, Ermioni Cekani që t’i gjente një punë bashkëshortes së Doçit, duket se historia nuk ka pasur një fund të lumtur.

Për këtë mjafton, të shohësh reagimin që ka bërë gazetari i Report TV më datë 2 maj 2018 në rrejtin social, “Facebook”, ku akuzon Abazin se është një i babëzitur dhe mediokër që ka futur në Shqipëri mallra kontrabandë, shkruan Politiko.al.

Mbase i lodhur nga fakti se deputeti nuk e ka ndihmuar, Doçi shton më tej: “Duke u lëpirë pas kindave të xhaketës së Edi Ramës, ky farë deputeti ka disa vite që ka futur dorën në buxhetin e shtetit shqiptar, ku gllabëron një pjesë të taksave të shqiptarëve, me anë të kompanisë Usluga shpk, të cilën e ka kaluar formalisht në emër të familjarëve të tij. Kohët e fundit, kompania Alko Impex”, shkruhet në statutin e gazetarit.

Statusi i plotë i Adriatik Doçit:

Babëzia, deputeti që mori ‘leje’ për të futur mall pa doganë

Babëzia dhe mediokriteti i deputetit Sadri Abazit nuk kanë skaje. Nuk i mjaftojnë paratë që merr nga buxheti i shtetit shqiptar, me anë të kompanive familjare, por shfrytëzon maksimalisht edhe privilegjet që burojnë nga statusi i deputetit. Nga verifikimet rezulton se, Sadri Abazi, në vitin 2016, ka kërkuar një autorizim të veçantë nga Parlamenti Shqiptar, për të futur në Shqipëri ‘mjete pune’ pa paguar detyrimet doganore, siç paguajnë të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ligji nr. 8550, datë 18.11.1999, për statusin e deputetit, neni 17, parashikon që ‘deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet’. Sadri Abazi nuk ka mundur dot pa e shfrytëzuar edhe këtë nen. Ai është pajisur me një vërtetim nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvend, për të sjellë në Shqipëri ‘mjete pune’, pa paguar detyrimet doganore. Se cilat janë këto mjete pune, mbetet për t’u zbuluar në vijim.

Deputeti Sadri Abazi, për të cilin nuk dihet nëse e ka mbarur shkollën e mesme, pretendon se është diplomuar në Gjenevë, pa u larguar më shumë se sa një muaj nga Shqipëria, sipas formularit të dekriminalizimit. Duke u lëpirë pas kindave të xhaketës së Edi Ramës, ky farë deputeti ka disa vite që ka futur dorën në buxhetin e shtetit shqiptar, ku gllabëron një pjesë të taksave të shqiptarëve, me anë të kompanisë Usluga shpk, të cilën e ka kaluar formalisht në emër të familjarëve të tij. Kohët e fundit, kompania Alko Impex

Construction, në pronësi të Arbër Abazit, nipi i deputetit Sadri Abazi ka marrë rreth 10, 8 milionë euro tendera, një pjesë me ofertën më të lartë dhe një pjesë me dokumente të falsifikuara.

Të fundit