Flash News

KRYESORE

Si zbulohet një tradhti në çift? Detektivja private: Me foto dhe video për 10 ditë

Si zbulohet një tradhti në çift? Detektivja private: Me foto

Për të zbuluar një tradhti në çift pa rënë në sy sot mjafton të kontaktosh një detektiv privat dhe përgjigja duket se vjen brenda 10 ditësh.

Shkënda Lili, detektive private e liçensuar prej 4 vitesh, ka treguar në emisionin “Opinion” disa detaje lidhur me profesionin e saj. Ajo shpjegoi ndër të tjera, si një nga pjesët më delikate të punës momentin kur i duhet të kryejë profesionin e saj, në raste të dyshimeve për tradhti bashkëshortore. Ndër të tjera ajo tha, se për të kuptuar dhe faktuar nëse njëri nga partnerët kryen tradhti në çift, në punën e saj mjaftojnë zakonisht 10 ditë.

“Kur unë prezantohem që profesioni im është detektive, të gjithë mendojnë: Do ndash çiftet! Po si mund të ndaj unë çifte, unë thjesht faktoj prova. Pastaj pjesa tjetër i përket gjykatave nëse ndahen. Fjala detektiv do të thotë investigim. Është në varësi edhe të klientit, të kërkesës edhe sa i vështirë është personi për ta kapur atë çka do klienti që vjen tek unë.

10 ditë është e mjaftueshme për të kuptuar gjithçka. Nëse partneri ka një lidhje tjetër jashtë martese në 10 ditë do të takohet. Nëse në 10 ditë nuk zbulojmë gjë me lejen e klientit e zgjasim. Provat tona janë faktike, fotografi, video, vendndodhje ekzakte ku është personi. Ne fotografojmë gjithë ditën e personit. Çdo person që takohet, ku shkon. Provat sigurohen në ambiente publike”, thotë Lila.

Të fundit