Flash News

KRYESORE

Sidrit Bejleri reagon ashpër ndaj ‘yjeve të showbizit’ shqiptar: Turp! 'Çapaçulët' qelbin ajrin që lanë baballarët tanë

Sidrit Bejleri reagon ashpër ndaj ‘yjeve të showbizit’

Ditën e djeshme miq dhe familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit kompozitorit Aleksandër Lalo. Megjithatë mes personave ‘VIP’ shumë prej tyre kanë munguar. Sidrit Bejleri ka reaguar ashpër ndaj “yjeve të showbizit” shqiptar që s'lënë dasmë pa shkuar. Ai u është drejtuar ‘çapaçukëve”(siç i quan Bejleri) , që janë bërë të pasur dhe harrojnë se baballarët ikën të varfër, por pasurinë e lanë prapa.

“‘Çapaçulët’ vazhdojnë të qelbin ajrin dhe realitetin që me aq mund e sakrifica na e lanë të pastër baballarët tanë”, shprehet Bejleri me mllef.

Reagimi i Sidrit Bejlerit:

Sot në drekë, tek po prisnim të përcillnim trupin e të ndjerit, mjeshtrit Aleksandër Lalo, vura re me keqardhje, por nuk u surprizova, se mungonin shumë “yje” të “shoëbizit” shqiptar. Nuk e kam për ata që e kishin të pamundur të vinin nga largësia dhe varet sa e njihnin. E kam për ata që rendin kush e kush të shkojë sa më shpejt në “dasmat vip”, ftuar e pa ftuar...

E kam për ata që pretendojnë se po bëjnë “muzikë” dhe “art” në këto kohë të “arta të muzikës”. 

E kam për “çapaçulët” që nuk dinë dhe s’kanë për ta kuptuar kurrë sa vlerë dhe peshë ka për t’u bërë Arti i Vërtetë.

Mjeshtrat po ikin një nga një dhe vështirë të zëvendësohen e për më tepër Arti që na dhuruan. E di që kohët ndryshojnë, por të zezës nuk i them dot e bardhë.

E kam sërish me “çapaçulët”

Kush nuk respekton rrënjët dhe baballarët e vet nuk i mbetet gjë pas, e vërtetuar kjo. Si të hash “plehra” po “plehra” do prodhosh.

Kam mllef, po po, kam mllef sepse e di mirë çfarë arti na dhuruan Kujtim Laro e Aleksandër Lalo me shokë.

Se “çapaçulët” janë bërë të pasur dhe harrojnë se baballarët ikën të varfër, por pasurinë e lanë prapa.

...dhe “çapaçulët” vazhdojnë të qelbin ajrin dhe realitetin që me aq mund e sakrifica na e lanë të pastër baballarët tanë...

TURP!!!

Kujt t’i djegë le ta mbajë!

 

Të fundit