Flash News

KRYESORE

Sigmar Gabriel: Kim Jong-un nuk është i çmendur, po ndjek strategji të llogaritur me gjakftohtësi

Sigmar Gabriel: Kim Jong-un nuk është i çmendur, po ndjek

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të angazhohet në bisedime të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut në një përpjekje për të zgjidhur krizën mbi testet e saj bërthamore dhe raketore.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” ,  Gabriel tha se bisedimet e drejtpërdrejta me Korenë e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën dhe Rusinë janë të nevojshme për t’i ofruar Phenianit një garanci sigurie përfshirë edhe ato bërthamore”.

“Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, nuk është “i çmendur” por,  ai është duke ndjekur një strategji të llogaritur me gjakftohtësi. Ai mendon se duke patur një bombë bërthamore, regjimi i tij do të jetë i sigurt, sepse askush nuk do të guxojë ta kërcënojë atë”, tha Gabriel.

Ai tha se sanksionet e fundit të imponuara nga Kombet e Bashkuara për Phenianin kërkojnë ende kohë për të dhënë efekt , duke marë në shembull rastin e Iranit që u tërhoq nga programi bërthamor.

Të fundit