Flash News

KRYESORE

‘Siguria e jetës sime ishte në duart e miqve të kryeministrit”, Berisha i përgjigjet Topit për helikopterin në oborrin e tij

Pas mandatit si President i Republikës, Bamir Topi krijoi Fryma e Re Demokratike (FRD). Por, sipas dëshmisë së Topit, publikuar në librin e tij “Nocturn” , ndaj tij u realizua  “një skenar kriminal” me uljen e një helikopteri në oborrin e shtëpisë së tij.

Një helikopter ushtarak i bazës së Farkës ishte ulur mes ullishtave, në oborrin e shtëpisë së ish-Presidentit, çka kishte ngjallur panik te familjarët dhe banorët përreth. Sipas rrëfimit të Topit, kjo ngjarje e ndodhur në vitin 2013 u zbardh 5 vjet më vonë.

Fevziu i tregoi ish-kryeministri Sali Berishës një pasazh nga libri për këtë ngjarje.

Ndërsa  Berisha u shpreh: "Çdo njeri që e lexon atë, konstaton se ai ka patur psikozën e fobisë. E frikës, pa diskutim në atë situatë që të gjitha institucion kanë patur përforcime të mbrojtjes. E ka shkruar me dorën e tij që ka psikozën e fobisë. Çfarë i them unë tjetër gjë, çfarë thonë lidhet për sigurinë e jetës së tij. Ato që them unë nuk i heq asnjë fjalë unë, por ligjet thonë se kreu i shtetit duhet të sigurohet. Uroj që t’i ketë dalë frika këtij njeriu".

 

 

Të fundit