Flash News

KRYESORE

Siguria e zv/ministrit shqiptar: Meshari i Gjon Buzukut u shkruajt nga Marlin Barleti; për të ardhur keq që të rinjtë nuk e njohin

Siguria e zv/ministrit shqiptar: Meshari i Gjon Buzukut u shkruajt nga Marlin

Është profesor në universitet por edhe zv/ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, poste që nuk i lejojnë Bekim Maksutit një gafë si kjo e bërë gjatë intervistës në emisionin “Shkurt e Shqip”.

Në fund të intervistës, gazetarja e pyeti Maksutin se kush e ka shkruajtur Mesharin e Gjon Buzukut dhe zv/ministri e nisi përgjigjen me një kritikë ndaj të rinjve shqiptare që janë të painformuar në këtë drejtim, por në fund ai u shpreh me siguri se vepra është shkruajtur nga Marlin Barleti.

Zv/ministri ka të drejtë kur thotë se është “nënçmuese dhe për të ardhur keq” për sa pak dihet në këtë fushë, por ai fillimisht duhet të mësojë se autorësia e Mesharit i takon vetë Gjon Buzukut.

 

Të fundit