Flash News

KRYESORE

Siguria në plazhe, Romeo Gurakuqi thirrje për emergjencë shtetit: Edhe sa njerëz duhet të vdesin që të ndërhyhet?

Siguria në plazhe, Romeo Gurakuqi thirrje për emergjencë shtetit:

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Romeo Gurakuqi përmes një statusi në “Facebook” ngre disa pyetje rreth plazhit të Velipojës lidhur me sigurinë dhe praninë e autoritetit shtetëror.

Ngjarjet e rënda në bregdetin shqiptar ku dhjetra njerëz kanë humbur jetën kanë bërë Gurakuqin t’i kërkojë llogari shteti përmes pyetjes: Edhe sa njerëz duhet të vdesin që të ndërhyhet?

Statusi i plotë:

Si dhe sa eshte i pranishem autoriteti shteteror, qendror dhe krahinor, ne Plazhin e Velipojes: ne respektimin e standardeve te sigurise njerezore? Ne kontrollin e parametrave ne sherbimet publike? Ne kushtet e krijuara pas dhenies se lejeve, nga Cadrat deri tek bizneset? Si monitorohet kontrolli i cmimeve nga monopolistet e cadrave, hotelerise etj. ? A japin fature “tagrambledhesit” cadravenes dhe dhomaleshues? A ka frena ambicja e tyre per cmime tej nivelit te arsyes dhe tregut? A plotesojne kushtet etike dhe moshore shitesit e sherbimeve? Si respektohen kushtet e higjenes? Cili eshte niveli i ndotjes akustike ne plazh?

A parashikohet nje kod i respektimit te repertorit muzikor, tipit te muzikes, ne momentin e dhenies se licences?! Sinjalistika dhe vijezimi i rrugeve, shtrimi i tyre dhe sheshet? A vazhdojne te jene te lira sheshet publike ne Velipoje?  Cili eshte roli paraprires edukativ qytetar i Shtetit? Besoj se ky rregullim nuk duhet lene per vitin e ardhshem.  Thirrje per emergjence ne kthimin e autoritetit. Sa njerez duhet te vdesin qe te nderhyhet per te vendosur rregullin civil?  Sa vite duhet te presim qe Plazhi i Velipojes te operoje me standardet turistike te pjeses pararoje te Shqiperise bregdetare? Edhe sa kohe duhet te kaloje dhe sa mijera vota te tjera duhet te tregtohen, qe te kete nje pershkrim tipologjik dhe profesional te liderit biznesberes qe aplikon per licence?!

 

Të fundit