Flash News

KRYESORE

Siguria publike, Xhafaj ‘distancohet’ nga kryebashkiaku i Ramës. PD e ka akuzuar për trafik droge

Në Durrës, Fatmir Xhafaj mbajti takimin e radhës sa i takon forumit qytetar për sigurinë publike sa i takon këtij qarku. Në takim ishin të pranishëm, të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të qarkut të Durrësit, deputetë dhe kryebashkiak.

Por ajo që në sy ishte mungesa e kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi. Ky i fundit, është akuzuar nga opozita se është pjesë e dekriminalizimit sa i takon të kaluarës së tij. Vetë ambasadori Lu i kërkoi Ramës mosrikandidimin e Bushit në zgjedhjet e 2015-ës, por kreu i qeverisë nuk e tërhoqi.

Mesa duket, Xhafaj ka vendosur të distancohet nga kryebashkiaku i Krujës. Fakti që ai ka qenë në qendër të akuzave të Partisë Demokratike duket se ka bërë që Xhafaj ta ‘mbaj larg’ aktiviteteve të organizuar nga policia.

Foto 1. Deptuetët e PS, qarku Durrës

Foto 2. Kryebashkiaku Durrësit dhe ai i Shijakut

Të fundit