Flash News

KRYESORE

Sigurisht vajza e ish-ministres do niste punë aty ku qarkullon më shumë leku

Sigurisht vajza e ish-ministres do niste punë aty ku qarkullon më

Vajza e vetme e ish ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, Livia, e cila ka kryer studimet jashtë shëtit tashmë ka nisur punën si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë.

Kjo e dhënë është publikuar në raportet e deklarimit të pasurisë të ish ministres Nikolla nga Open Data, ku Livia tashmë ka edhe një pagë prej 886 056 lekë. Ndërkohë që në deklaratën e pasurisë së ish ministres së bashku me bashkëshortin të ardhurat janë modeste, ku ajo ka  patur vetëm rrogën e saj si të ardhur dhe atë të bashkëshortit, Ligor Nikolla si Dekan me pagën  1 224 744 lekë, nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës,  4 428 euro si dhe honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë. 

Të fundit