Flash News

KRYESORE

Sikur të mos i mjaftonin 900 milion dollarë pasuri, fansat mbledhin para për Kylie Jenner

Fansat dhe ndjekësit e Kylie Jenner janë të “çmendur”, pasi së fundmi janë mobilizuar në një fushatë për të mbledhur para për femrën më të pasur në botë për momentin.

Forbes e nxori në kopertinë të voglën e familjes Kardashian-Jenner si një nga vajzat më të pasura në botë, e cila ka arritur pasurinë pa ndihmën më të vogël të familjes. Pasuria e tij është 900 milion dollarë.

Kjo ka bërë që fansat të duan të mbledhin dhe 100 milionë dollarë për Kylie-n. Josh Ostrovsky, ndryshe i njohur she The Fat Jewish, krijoi një fushatë në GoFundMe për të mbledhur fonde për Kylie Jenner, që ajo të arrijë vlerën e një miliard dollarëve pa pritur një vit.

“Kylie Jenner është në kopertinën e Forbes Magazine sepse vlen 900 milion dollarë dhe kjo më thyen zemrën. S’dua të jetoj në një botë ku Kylie Jenner s’ka një miliard dollarë. Duhet të mbledhim 100 milion dollarë që ajo të kapë një miliard vlerë pasurie. Ju lutem, shpërhapni fjalën, kjo është shumë e rëndësishme. Dhuroni tek linku në bio,” shkruajti komediani në një postim në Instagram. Fushata mblodhi $435 brenda deri tani.

 

 

Të fundit