Flash News

KRYESORE

Silva shënon sërish, Milan drejt zonës së Champions-it

Kuqezinjtë e Milanit kanë arritur një tjetër fitore në kampionatin italian, ku kanë mposhtur në shtëpi Chievon me rezultatin 3-2 .

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të ekipit kundërshtar, ndërkohë që kuqezinjtë arritën të përmbysin shifrat në 45 minutat në vazhdim.

Andre Silva u fut në fushën e lojës dhe nderoi Milanin për të dytën herë radhazi, pas takimit të kaluar me Genoa-n, ku realizoi golin e fitores.

Aktualisht Milani ndodhet në vendin e 6-të me 50 pikë, 5 më pak se Interi i vendit të katër, vend ky që të çon në “Champions League”.

Të fundit