Flash News

KRYESORE

Simbol i Halloween-it, por jo vetëm. Kungull, edhe për të përgatitur receta bukurie

Simbol i Halloween-it, por jo vetëm. Kungull, edhe për të

Kungulli është simbol i festës së Halloween-it. Por e dini se me kungullin mund të përftoni receta bukurie si maska për fytyrën.

“Një  maskë me kungull për lëkurë që shkëlqen”

1) Zieni pjesën e tultë të kungullit dhe grijeni në frulator.

2) Hidhini një lugë vaji jojoba dhe gjysmë luge kanellë.

3) Përziejini mirë produktet derisa të përfitoni një formë kremoze.

4) Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.

5) Shpëlajeni më pas me ujë të rrjedhshëm.

Farat e kungullit janë një minierë natyrale me zink, shumë me rëndësi për lëkurën. Një grusht me fara kungulli në ditë janë një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar aknet.

Për lëkurën e thatë betakaroteni është vërtet i çmuar.

1) Përzieni gjysmë tasi pure kungulli me gjysmë tasi vaj kokosi.

2) Aplikojeni gjerësisht në të gjithë trupin dhe bëni masazh.

3) Lëreni për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.

Flokë të thatë, kungulli bën mrekulli

1) Copëtoni tulin e kungullit, hidhini një lug mjaltë dhe një lugë vaj Argan.

2) Aplikojeni tek flokët e tharë dhe lërini ashtu për 20 minuta.

3) Shpëlajini më pas me ujë të rrjedhshëm dhe lajini me shampon që përdorni zakonisht.

Thonj magjik

Pak pika të vajit esencial të përftuar nga farat e kungullit për t’u thënë lamtumirë thonjve të butë. Masazhoni sipër e poshtë shtratit të thonjve 1-2 herë në ditë për dy muaj dhe do të shikoni rezultatin./revista class/

Të fundit