Flash News

KRYESORE

"Simoni e përplasi qëllimisht me makinë 55-vjeçaren", Policia rrëfen detaje nga konflikti mes fqinjëve në Shkodër: I ka thyer këmbët!

"Simoni e përplasi qëllimisht me makinë

Policia zbardh detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një  61-vjeçar dhunoi dhe më pas kaloi nën rrotat e makinës komshien e tij, Katrina Hilën.

Policia konfirmon ngjarjen, duke theksuar se Hilë Simoni ka goditur qëllimisht me automjetin tip ”Mitsubishi” Katrina Hilën duke ia thyer këmbët dhe më pas ka tentuar të largohet nga vendngjarja.

Blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga 61- vjetarin, ndërkaq Katrina Hila po mjekohet në spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Perplas me makine qëllimisht një shtetase, pas një konflikti, falë reagimit të shpejtë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i kësaj ngjarje

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër falë reagimit të shpejtë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentative për tu larguar, shtetasi H. S. 61 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në lagjen Kertollaj, në fshatin Gur i Zi, është kofliktuar me shtetasen K. H. 55 vjeçe banuese në fshatin Guri Zi, Shkodër dhe me pas shtetasi H. S. ka përplasur qëllimisht me mjetin e tij tip “Mitsubishi”, këtë shtetase duke i thyer këmbët, e cila është dërguar për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Automjeti me të cilin ka përplasur shtetasen K. H. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Të fundit